Të besuarit e Josës arritën të merrnin një fitore bindëse me të kuqtë duke shënuar tre herë për tre pikë. Kampionët arritën të dominonin lojën në cdo aspekt gjatë 90’, teksa miqtë të pafuqishëm për të reaguar u detyruan të pranon rezultatin negativ që në ndeshje e fundit ka ardhur në seri.
Radiografia e ndeshjes ka qenë shumë e pasur për vendasit që konkretizojnë golin me parë të 32’ me Pejic pas një krosimi të Shkëmbit, ndërsa kur dy ekipet po i drejtoheshin fundit, Ribaj shënon në minutën e parë shtesë për t’u pasuar më pas në të 3’ dhe fundit minutë shtesë me golin Pejic që bën dopietë.
Pas kësaj jave Skënderbeu është në krye me 22 pikë, teksa Partizani mbetet në kuotën e 14 pikë pas tre humbjeve radhazi me Lushnjen, Vllazninë dhe Skënderbeun.
Tirana është një nga dështimet më të mëdha të këtij edicioni në kampionatin shqiptar të futbollit, pasi në 10 javët e parë nuk ka arritur që të grumbullojë më shumë se 10 pikë duke u futur zyrtarisht në krizë totale. As ndryshimi i pankinës nuk i ka bërë derman ekipit bardheblu që rropatet në vendet e fundit të renditjes së Superligës.
24 herë kampionët e vendit kanë rënë edhe këtë javë përballë ekipit të Vlorës duke u mundur nga kuqezinjtë e drejtuar nga Gjoka me rezultatin 0-2 në një ndeshje që nuk la një shije të mirë as te drejtuesit dhe tifozët e ekipit bardheblu që kanë qenë shumë aktiv në mbështetje të ekipit të tyre në këtë moment të vështirë që po kalojnë si radhë herë, për të mos thënë si asnjëherë tjetër në historinë e tyre.
Një nga problemet më të mëdha që ka Tirana lidhet me sulmuesit që kanë shënuar vetëm 3 herë në 10 ndeshje për të marrë 10 pikë, teksa edhe gola ka pësuar sa numri i pikëve që ka. Përballë Flamurtarit ishte një tjetër betejë e humbur nga bardheblutë, teksa u mundën 0-2 me golat e Zeqirit, i cili shënoi fillimisht me 11-metërsh 53’ ndërsa 7 minuta nga fundi vulosi fitoren dhe faktin e Tiranës.
Pas kësaj fitoreje, Flamurtari ngjitet në vendin e 8 me 11 pikë, një më shumë se Tirana, por vlonjatet vijnë në rritje, teksa e kundërta ndodh me bardheblutë. Surpriza e kampionatit është Lushnja që mund Besën 1-0 dhe ngjitet në vendin e 4 në renditje me 15 pikë duke zbritur në fund Besën me 8 pikë, golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Bjelkanovic 18′.
