Kukësi ka përmbysur Flamurtarin dhe vazhdon të jetë në garë për një vend në Evropë edicionin e ardhshëm, pasi ka siguruar një fitore mjaft të çmuar. Pas rezultateve negative në javët e fundit të besuarit e ekipit të Starovës kanë arritur që të marrin fitoren e parë për vitin 2014. Fitorja 3-2 e ngjit Kukësin në vendin e katërt me pikë të barabarta me Partizanin në vendin e 3-të, por titulli mbetet ende larg.
Për t’u rikthyer te radiografia e ndeshjes, e cila ka regjistruar plot 5 gola dhe shumë spektakël. Të besuarit e Nesti Gjokës e kanë nisur mjaft mirë duke kaluar në avantazh në fund të pjesës së parë me Gilman Likën, por superioriteti i miqve nuk ka zgjatur shumë, pasi Starova në pushim të ndeshjes ka ‘shkundur’ të tijët, të cilët shënojnë shumë shpejt 3 gola duke përmbysur gjithcka me Shameti 50′, Hysa 71′, Cikalleshi 80′ me penallti.
Flamurtari tenton të reagojë për të marrë një pikë, por goli i Abilaliajt 5’ nga fundi nuk mjafton. Pas ndeshjes, Gjoka ka deklaruar se “Sot ndaj Flamurtarit kemi treguar se jemi nje skuadër që kemi potencë dhe do të na shihni në javët ne vazhdim. Unë besoj te skuadra dhe të jeni të bindur se do të rikthehemi shumë shpejt. Kampionati është kthyer në lokal, ku shkon fiton ekipi vendas. Megjithatë ne jemi gati dhe po sakrifikojmë shumë.
Askush nuk do të humbasë, por e them sërish se Flamurtari do të ringrihet shumë shpejt”. Ndërsa Strova u shpreh mjaft i kënaqur me ekipin “Kemi bërë një pjesë të parë të mirë dhe krijuam katër raste në 45’ minutat e para në portën e vlonjatëve, që duhet thënë se nuk janë pak. Jemi ndëshkuar nga një gol i Gilman Likës i cili realizoi në bazë të aftësive të tij.
Megjithatë nuk duhet të harrojmë se në këtë ndeshje kemi pasur edhe mungesa të rëndësishme” përfundoi ai. Surpriza e së shtunës është Laçi, që fiton me Teutën dhe ngjitet në vendin e dytë me 31pikë. Mungesën e Vucajt e ka mbushur mjaft mirë Cela me Nimanin që bëjnë të pavlefshëm golin e Nikës në minutën e 3 shtesë.
Lushnja ashtu sikur pritej nuk ka gabuar në shtëpi duke mundur Bylisin me dy gola të Trashit dhe Fonsekës. Me këtë fitore Lushnja rikthehet te fitorja pas 7 javësh duke mbajtur gjallë shpresat për qëndrimin. Skënderbeu ka fituar me Kastriotin me shifrat 2-0, golat për ekipin e Josës janë shënuar nga Shkëmbi dhe Pejic.
/Shqiptarja.com