Jeta e shumë prej reperëve është e mbushur me sherre dhe mistere. Madje disa prej tyre e pranojnë hapur që shoqërohen nga armët gjatë gjithë kohës. Një prej tyre është edhe Arkimed Lushaj.
I njohur si Stresi, reperi shqiptar gjithmonë ka folur për jetën e tij mes arratisjes nga policia dhe dëshira që ka për të konsumuar marijuanë. Edhe pse pas zyrtarizimit të lidhjes me bukuroshen Kejsi ai u shpreh se tashmë do të bënte një jetë të qetë.
Por mesa duket Arkimedi i ka harruar këto premtime. Një natë më parë ai ka publikuar një foto ku shihet me armë poshtë jastëkut.
Foto e publikuar nga Stresi
“Natën fle më mirë kur e kam hekurin pranë,”- shkruan reperi krahas fotos. Po Kejsi çfarë mendimi ka për këtë?!