Përmës një letre drejtuar dy liderëve Rama dhe Basha eurodeputetët Fleckenstain dhe Eduard Kukan kanë përshëndetur miratimin e ligjit për dekriminalizimin në Kuvend këtë të enjte. Vetëm dialogu mes dy liderëve të partive politike në vend do të mund të ngjisë Shqipërinë njëherë e mirë në Arenën Europiane thuhet në letër.
"Ne ju dërgojmë urimet tona të sinqerta për kontributin tuaj të rëndësishëm si dy liderët e dy partive më të mëdha në vend në procesin e Dekriminalizimit. Ne besojmë se vetëm dialogu juaj do të ndihmojë Shqipërinë në procesin e anëtarësimin.Thuajse një vit më parë ne vizituam Tiranën dhe ndoqëm bisedimet mes dy partive më të medha ne vend dhe në 24 dhjetor 2014 të arrihej marrëveshja politike mes pozitës dhe opozitës në parlamentin Shqiptar
Kështu sot ne ju përcjellim urimet për adoptimin e ligjit për të larguar nga postet publike të inkriminuarit..Ky ligj është pika kyçe e marrëveshjes politike të arritur vitin që shkoi. Ne besojmë sinqerisht që politikanët do të koontribuojnë në procesin e dekriminalizimit çka do ti shtojë besimin qytetarëve shqiptarë tek liderët dhe partitë poltike në përgjithësi. Ne dëshirojmë gjithashtu të nënvizojmë se mbështetja juaj politike dhe e partive tuaja do të mbetet kyçi në implementimin e këtij ligji.
Në fund, dy raportuesit e Shqipërisë në institucionet e BE-së kanë theksuar inkurajimin e tyre për të vijuar dialogun politik mes partive tuaja në të gjitha çështjet me rëndësi të veçantë të Shqipërisë, në lidhje me procesin e anëtarësimit, duke përmendur këtu reformën në drejtësi, e cila do të jetë jetike për Shqipërinë që të kalojë në fazën tjetër të këtij procesi. Ne do t’iu mbështesim gjithnjë juve dhe Shqipërinë, në përpjekjet e saj për t’u bërë anëtare e BE-së sa më shpejt të etë e mundur”, përfundon letra e raportuesve Fleckenstein dhe Kukan.
"Ju inkurajojmë të vijoni dialogun politik për çështjet më në zë dhe më të rëndësishme të Shqipërisë në rrugën e integrimit drejt BE-së, duke shtuar këtu edhe refomën në drejtësi miratimin e së cilës e presim në vijim. Ne gjithashtu jemi të hapur të dëgjojmë për reformat tuaja dhe ambicien për të qënë pjesë e BE-së sa më shpejt të jetë e mundur-thuhet në letër

(Letra e eruodeputetëve)

(Urimi i Fleckenstain në Facebook)
Dekriminalizimi, BE:Diaologu politik kyç për integrimin e vendit
Edhe Delegacioni i Bashkimit Europian mirëpret miratimin e ligjit të dekriminalizimit. Në të njëjtën linjë me dy eurodeputetët Fleckenstain dhe Kukan, edhe BE thotë se kyç për integrimin e vendit është dialogu politik mes partive.
Përmes një njoftimi për shtyp, Delegacioni i BE-së thekson se për të forcuar besimin në ligj, duhet bërë reforma në drejtësi.
Redaksia online
(S./shqiptarja.com,)
/Shqiptarja.com