Fleckenstein: U zhgënjeva nga Kryemadhi...opozita s'mund të thotë 'protesta është e imja por dhuna jo'!

Raportuesi për Shqipërinë në parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein, foli me tone të ashpra për kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, në takimin që ka pasur dje me të dhe liderin e opozitës Basha, si pjesë e delegacionit të PE-së në Tiranë.

Fleckenstein në konferencën përmbyllëse të vizitës së delegacionit në Shqipëri, tha se  në takim foli vetëm kryedemokrati Lulzim Basha, por Kryemadhi tha vetëm një fjali në fund të takimit.

"Dje patëm disa shkëmbime me disa ish-deputetë. Zoti Basha foli me ne. Ne i bëmë të qartë se i kuptojmë nga njëra amë se ne i kuptojmë problemet e tij por bojkoti nuk i zgjidh ato. U zhgënjeva shumë nga kryetarja e LSI, për arsye se ajo tha vetmë një fjali në fund të tkaimit, se e kanë marrë vendimin e tyre, që në Shqipëri ka nevojë për ndërrim pushteti,  dhe në rast se ne nuk e kuptojmë këtë gjë nuk është problemi i tyre. Ky ësht ënjë mesazh i qartë dhe besoj se ata në bruksel dhe ata që janë Shqipëri duhet t akuptojnë se në cilën anë ndodhet secili prej nesh", tha ai.

Sa i përket protestave të dhunshme të opozitës, Fleckenstein tha se opozita duhet të mbajë përgjegjësi.

"Ata që organizojnë protesta duhet të kujdesen për të parandaluar dhunën. Ata që organizojnë protesta duhet të mbajnë përgjegjësi. Nuk mund të organizosh protesta dhe të thuash nuk është dhuna ime. Pamjet e dhunës do të kenë pasojë për diskutimet që do të organizohen në qershor", u shpreh ai.


Lajmi kryesor:

PE të prerë: Zgjedhjet janë të njohura dhe pranuara! Opozita po gabon, s'ka qeveri tranzitore (VIDEO)


G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh