PE të prerë: Zgjedhjet janë të njohura dhe pranuara! Opozita po gabon, s'ka qeveri tranzitore (VIDEO)

Delegacioni i Brukselit mbylli takimet në Shqipëri me konkluzionin se Parlamenti duhet të vijojë punën me kandidatët e rinj, pasi zgjedhjet ishin të rregullta.

Delegacioni i Parlamentin Evropian i dha një goditje të fortë opozitës shqiptare në të treja shtyllat e saj për të rrëzuar qeverinë Rama. Djegia e mandateve dhe dhuna në protesta, është një vendim që cënon integrimin e Shqipërisë - thanë njëzëri përfaqësuesit e delegacionit të PE-së, disa prej tyre anëtarë të Partive Popullore Evropiane, ku vetë Partia Demokratike bën pjesë. Vjedhje të votave?! Parlamenti eshte legjitim dhe qeveria eshte legjitime. Nje qeveri tranzitore eshte e pakuptimte dhe do te demtonte reformat dhe hapjen e negociatave. Kjo kauzë e opozitës me pretendimet se zgjedhjet parlamentare të 2017-ës u bënë përmes shitblerjes së votës, referuar dhe përgjimeve ndja kryebashkiakut Vangjush Dako, sipas europarlamentarëve, nuk qëndron, pasi vetë ata thanë se i kanë vëzhguar zgjedhjet, dhe ato ishin mëse legjitime, korrekte, të njohura dhe të pranuara. ''Probleme sporadike nuk mund te vendosin ne pikpyetje rezultatet dhe çeshtjet e pergjimeve i takojne gjykatave, jo parlamentit'' . E shohin të pakonceptueshme dhe shprehen të mërzitur se si mund të ngrihen dyshime mbi përfundimet e tyre për zgjedhjet.

"Une kam vëzhguar zgjedhjet e 2017 dhe ishin korrekte (...) Zgjedhjet ishin të lira e të ndershme. Ne kemi qenë vëzhgues dhe kemi ekspertizën më të mirë. Probleme sporadike nuk mund të vendosin në pikëpyetje rezultatet. Dyshimet mbi përfundimet tona më mërzisin pak. Është çudi të dëgjoj nga politikanët tuaj që zgjedhjet e 2017 kanë qenë të këqija"

Cristian Preda dhe Tunne Kelam i Partive Popullore Evropiane

Kauza e tretë e opozitës është një qeveri tranzitore për ta çuar vendin në zgjedhje të parakohshme, një pretendim sërish i rrëzuar, Delegacioni i PE-së u shpreh në mënyrë të prerë se parlamenti dhe qeveria janë legjitim.

"Një qeveri tranzitore është e pakuptimtë dhe do të dëmtonte reformat dhe hapjen e negociatave"

Raportuesi për Shqipërinë në PE, Knut Fleckenstein.

Raportuesit për Shqipërinë në PE, Kut Fleckenstein, tashmë i ka humbur durimi, siç ai u shpreh, dhe për këtë i referohet një mesazhi të qartë që i ka dhënë kryetarja e LSi-së Monika kryrmadhi, se qëllimi i vetëm i opozitë, është ndërrimi i pushteteve.

"U zhgënjeva shumë nga kryetarja e LSI, për arsye se ajo tha vetëm një fjali në fund të takimit dje me Bashën dhe aleatët, se e kanë marrë vendimin e tyre, që në Shqipëri ka nevojë për ndërrim pushteti,  dhe në rast se ne nuk e kuptojmë këtë gjë nuk është problemi i tyre. Ky është një mesazh i qartë dhe besoj se ata në Bruksel dhe ata që janë Shqipëri duhet t akuptojnë se në cilën anë ndodhet secili prej nesh",

Raportuesi për Shqipërinë në PE, Knut Fleckenstein 

"Zonja e Parë nuk duhet të pengojë negociatat", - u shpreh ai, duke ju referuar faktit që Kryemadhi është bashkëshorte e presidentit Ilir Meta, emërtim që ajo gjithmonë ka refuzuar ta pranojë. "Po humbas durimin nga qëndrimi i deputetëve të opozitës. Protestat të ruajnë qetësinë. Pamjet e protestave vonojnë integrimin", u shpreh ai.

Nuk mungoi edhe një thirrje e Fleckenstein drejtuar Këshillit Evropian, për të vlerësuar arritjet e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian. 

Përtej krizës politike në Shqipëri, dhe interesave partiake të opozitës, siç Kelam u shpreh, vëmendja ndërkombëtare shkon tek reforma në drejtësi dhe vettingu, progresi i të cilave mori vlerësimin e tyre.

Edhe kryesuesi i delegacionit të PE-së, pret sinjale pozitive, që palët të jenë ulur në bisedime për të zgjidhur krizën. "Arrini konsensus dhe na dërgoni një sinjal pozitiv për negociatat", theksoi Tunne Kelam. Teksa bënë thirrje për dialog, ata refuzuan të ndërmjetësojnë.

"Ka ardhur koha t'i zgjidhni vet problemet tuaja"

Knut Fleckenstein

"Tani është puna juaj. Është problem i brendshëm i juaji te mblidheni me njëri-tjetrin"

Tunne Kelam

Delegacioni do ta raportojë në Komisionin Evropian në 5 mars, ndaj i lë kohë politikës të gjejë gjuhën dhe të dërgojë një sinjal pozitiv që të mundësojë hapjen e negociatave.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:22
Ndryshim i Kodit Zgjedhor, Fleckenstein: Nuk ka vullnet politik

Sa i përket ndryshimit të Kodit Zgjedhor, Kut Fleckenstein tha se delegacioni i Parlamentit Evropian, nuk arriti në një amendament të përbashkët për shkak se mungon vullneti politik.

"Në fund do të shohim nëse do kemi një ligj të ri zgjedhor dhe do të presim për këtë gjë. Do të ishte shumë mirë nëse opozita dhe maxhoranca do kishin arritur në dakordësi".

Ndërkohë, ambasadorit i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca u ndal tek një tjetër reformë e rëndësishme.

"Reforma në drejtësi është në rrugën e duhur. Mendoj që reforma në drejtësi po progreson. Kjo duhet të bëhet me një ritëm më të shpejtë. Loja është e hapur. Ende ka shpresë për çeljen e negociatave. Ky duhet të jetë një parim themelor për ata që kanë përgjegjësi në këtë", tha kryesuesi i delegacionit të bashkimit Evropian në Tiranë, gjatë konferencës të përmbylljes së vizitës që delegacioni i Parlamentit Evropian pati në Shqipëri.

Ora 11:10
Qeveri tranzitore?! PE: Në asnjë mënyrë! Ju keni parlament legjitim. Preda: Mërzitem kur dyshoni mbi përfundimet tona për zgjedhjet

Ndërkombëtarët nuk e shohin mundësinë e krijimit të një qeverie tranzitore. Parlamenti është legjitim - theksoi raportuesi për Shqipërinë në PE, Knut Fleckenstein, dhe se një qeveri e përkohshme tranzitore do të pengonte negociatat. Kështu ndërkombëtarët dalin jo vetëm kundër mjeteve të përdorura nga opozita, djegia e mandateve dhe dhuna në protestë, por edhe kundër kauzës së tyre, vjedhjes së pretenduar të votave. Delegacioni i PE-së thanë njëzëri se zgjedhjet e 2017-ës janë të njohura dhe të pranura. Ndaj një mund të ketë sipas tyre jnë qeveri tranzitoredhe zgjedhje të parakohshme.

Pyetje: E shikoni si zgjidhje krijimin e një qeverie tranzitore pa Ramën?

Fleckeshtein-Ne e kemi diskutuar këtë ide. Parlamenti është zgjedhur në mënyrë të ligjshme. Ju keni një qeveri legjitime dhe mendoj se një qeveri e përkohshme do dëmtonte hapjen e negociatave. Në asnjë mënyrë.

Cristian Preda i partive Popullore Evropiane, një nga përfaqësuesit e PE-së tha se është e pakonceptueshme se si mund të vihen në diskutim përfundimet e tyre për legjitimitetin e zgjedhjeve, kur vetë PE ka pasur monitorues dhe vëzhgues në Shqipëri, të cilët i afirmuan zgjedhjet si të korrekte.

Preda: "Bojkoti për ne është i papranueshëm. Ne jemi parlamentarë dhe kemi përgjegjësitë tona. Përfundimet tona janë që zgjedhjet e fundit shkuan mirë. Dyshimet mbi përfundimet tona më mërzisin pak. Është çudi të dëgjoj nga politikanët tuaj që zgjedhjet e 2017 kanë qenë të këqija. Duhet të hapen negociatat por fillimisht duhet të negocioni me njëri tjetrin",

Ora 10:54
Përgjimi i Dakos, Kelam: Rastet sporadike nuk ndikojnë rezultatin e zgjedhjeve

Kryesuesi i delegacionit të Parlamentit Evropian, Tunne Kelam, i Partive Popullore Evropiane, thotë se zgjedhjet e 2017-ës janë legjitime, dhe se ky është një konkluzion që e kanë arritur edhe vëzhguesit e PE-së në Tiranë.

I pyetur nga gazetarët për akuzat e pretenduara ng aopozita për vjedhje votash në zgjedhjet parlamentare te 2017-ës që sollën në pushtet në mandatin e dytë qverinë Rama, Kelam tha se "raste të izoluar anuk ndikojnë rezultatin e zgjedhjeve". 

"Kolegët e mi që kanë vëzhuar zgjedhjet i konsideruan zgjedhjet legjitime. Unë nuk mendoj se rastet e izoluara kanë ndikim në rezultatet e zgjedhjeve. Megjithatë tani për tani mendoj se duhet të vazhdojmë me këtë parlament", u shpreh Kelam në konferencën përmbyllëse të vizitës së delegacionit të PE-së në Tiranë.

Ora 10:50
PE mbyll derën e negociatorëve: Zgjidhini vetë problemet, shqiptarët duan BE-në

A do të negociojnë ndërkombëtarët për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri?! Knut Fleckenstein thotë se është koha që politika t'i zgjidhë vetë problemet. Në të njëtën linjë ishte edhe kryesuesi i delegacionit, i Partive Popullore Evropiane Tunne Kelam.

"Mendoj që ka ardhur koha që ky vend t'i zgjidhë vet ë problemet e veta. Sot jemi 30 vite nga rënia e regjimit. Nëse palët do kërkonin ndihmë ne do i mbështesim por problemi mund të zgjidhet vetëm brenda vendit. Sa i takon ndërmjetësimit ju keni shumë ndërmjetësim ndërsa tani është problem i brendshëm i juaj. Ne e dimë se 90% të shqiptarëve duan të futen në BE dhe ky është një mesazh për liderët politikë që të diskutojnë me njëri tjetrin", tha raportuesi për Shqipërinë në PE, gjatë konferencës përmbyllëse të delegacionit të Parlamentit Evropian në Tiranë.

Ora 10:36
Fleckenstein: U zhgënjeva nga Kryemadhi...opozita s'mund të thotë 'protesta është e imja por dhuna jo'!

Raportuesi për Shqipërinë në parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein, foli me tone të ashpra për kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, në takimin që ka pasur dje me të dhe liderin e opozitës Basha, si pjesë e delegacionit të PE-së në Tiranë.

Fleckenstein në konferencën përmbyllëse të vizitës së delegacionit në Shqipëri, tha se  në takim foli vetëm kryedemokrati Lulzim Basha, por Kryemadhi tha vetëm një fjali në fund të takimit.

"Dje patëm disa shkëmbime me disa ish-deputetë. Zoti Basha foli me ne. Ne i bëmë të qartë se i kuptojmë nga njëra amë se ne i kuptojmë problemet e tij por bojkoti nuk i zgjidh ato. U zhgënjeva shumë nga kryetarja e LSI, për arsye se ajo tha vetmë një fjali në fund të tkaimit, se e kanë marrë vendimin e tyre, që në Shqipëri ka nevojë për ndërrim pushteti,  dhe në rast se ne nuk e kuptojmë këtë gjë nuk është problemi i tyre. Ky ësht ënjë mesazh i qartë dhe besoj se ata në bruksel dhe ata që janë Shqipëri duhet t akuptojnë se në cilën anë ndodhet secili prej nesh", tha ai.

Sa i përket protestave të dhunshme të opozitës, Fleckenstein tha se opozita duhet të mbajë përgjegjësi.

"Ata që organizojnë protesta duhet të kujdesen për të parandaluar dhunën. Ata që organizojnë protesta duhet të mbajnë përgjegjësi. Nuk mund të organizosh protesta dhe të thuash nuk është dhuna ime. Pamjet e dhunës do të kenë pasojë për diskutimet që do të organizohen në qershor", u shpreh ai.

Ora 10:29
Fleckenstein ish-deputetëve të opozitës: Shkoni në punë...megjithatë, Kuvendi është funksional

Raportuesi për Shqipërinë në parlamentin Evropian thotë se djegia e mandateve nuk është mënyra e duhur për t'i zgjidhur problemet politike. "Ne presim që deputetët të shkojnë në punë" - tha Fleckenstein.

Megjithatë, Fleckenstein tha se nuk ka asnjë diskutim që Parlamenti do të funksionojë, qoftë edhe pa anëtarë të rinj. Fleckenstein tha se do të shikojnë se si do të vijojë procesi, pra nëse kandidatët e tjerë në lista do të pranojnë mandatin.

Raportuesi për Shqipërinë tha në takimin e Këshillit Evropian në qershor, do të raportojnë për ecurinë e Shqipërisë, që padyshim sipas tij, duhet dhënë drita jeshile për çeljen e negociatave.

"Nuk kemi dyshim që ky parlament do të vazhdojë rrugëtimin e vet, ndoshta edhe me anëtarë të rinj, do të shikojmë se cili do të jetë vendimi i qershorit. Opinioni ynë me një mazhorancë shumë të madhe ka qenë i qartë si kristali, dhe nuk ka arsye pse duhet ndryshua ky vendim", tha ai

Ora 10:28
Kelam: Zgjedhjet janë të njohura dhe pranuara! S'mund të konceptohet pengimi i integrimit për interesa partiake

Shefi i delegacionit të Parlamentit Evropian në Tiranë, Tunne Kelam thotë se është i interesuar që Shqipëria të hapë zyrtarisht negociatat, dhe shpreson në këtë. Por ai bën një apel për bashkëpunim të brendshëm mes palëve politike, duke e konsideruar jetike.

"Zgjedhjet janë të njohura, janë pranuar, dhe duhet aderuar në institucione. Bojkotimi i Kuvendit, në vetvete përbën një sinjal shumë të keqe, cënon besueshmërinë e kombit dhe të shtetit. Ne nuk jemi dakord që bojkotimi i Kuvendit do të ishte gjëja e duhur për tu bërë. Nuk mund të gjesh dot një arsye, një pretendim për të penguar anëtarësimin, nga interesa partiake", theksoi ai.

Për protestat Kelam tha se është absolutisht kundër dhunës, si një mënyrë jo demokratike për zgjidhjen e problemeve, e po ashtu kundër nxitësve politikë të dhunës.

"Shoqëria duhet të ushtrojë presion në mënyrë që ata të bashkohen me njëri-tjetrin", theksoi ai.

"Kemi ardhur këtu në atomosferën e shpresë. Ne jemi të interesuar që Shqipëria të hapë negociatat. Ky është një objektiv i rëndësishëm. Të gjitha problemet mund të zgjidhen brenda BE. Nuk duhet të ketë asnjë mosmarrëveshje për shkak të problemeve kombëtare. Ne na intereson po aq sa juve që të bëheni pjesë e BE-së. Ju keni bërë progres në shumë fusha. vëmendja jonë shkon në reformën në drejtësi dhe vettingun. E rëndësishme është dhe pjesa e zbatimit. Për të qenë të gatshëm për të nisur negociatat nevojitet bashkëpunimi i brendshëm. Sinjali më i keq që jep vendi juaj është se ka ndasi politike. Ne dimë shumë raste kur kombe edhe më të vogla janë bërë pjesë e BE. Ajo që është e rëndësishme është se duhen kaluar ndasitë politike. Nëse Shqipëria është demokraci dhe nëse zgjedhjet janë mbajtur dhe nëse ato janë pronuar është e rëndësishme të aderojmë në institucionet politike. Bojkotimi i parlamentit nuk është gjëja e duhur për t'u bërë. I bëjmë thirrje partive politike të bëjnë presion mbi partitë e tjera për bashkëpunim. Demonstratat dhe protestat qe kanë ndodhur, nuk duhet të kthehen në tubime të dhunshme. Kjo është kundër stabilitetit të vendit

Pasi jemi takuar me shumë përfaqësues të shoqërisë civile përfundimi është se Shqipëria ka nevojë për shumë më tepër hapësirë, dhe organizatat e shoqërisë civile duhet të kenë akses në vendimmarrje. Arsimi i lartë për të rinjtë është dhënia e aftësisë për të shmangur idetë për t'u larguar nga vendi. Është në interes kombëtar të merret parasysh zëri i studentëve", u shpreh Kelam.

 

Ora 09:30
Ruçi takon delegacionin e PE-së: Parlamenti legjitim! Fleckenstein: Po humbas durimin nga qëndrimi i opozitës

Ndërkombëtarët këmbëngulin se vendi i opozitës është në Kuvend. Vendimi për djegien e mandateve është drastik, dhe pengon çeljen e negociatave, mbi të gjitha kur i bashkohen edhe protestat e dhunshme që opozita ka mbajtur kundër qeverisë.

Delegacioni i Parlamentit Evropian, thotë se opozita duhet ta shfrytëzojë mundësinë për tu rikthyer në parlament, madje sipas tyre duhet të ndodhë sa më shpejt. "Pas 10 ditësh do të jetë vonë", është shprehur sot në takimin me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi, përfaqësuesi i PE-së, Cristian Preda. Ndërkombëtarët thonë se kauza e opozitës për zgjedhje të vjedhura nuk qëndron, pasi siç ata shprehen, "i kanë monitoruar vetë zgjedhjet, dhe ishin korrekte". Raportuesi për Shqipërinë në PE, Kut Fleckenstein ndalen edhe në emra konkretë, kur thotë se Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI-së, nuk duhet të pengojë negociatat. "Zonja e Parë", - shprehet ai, duke ju referuar faktit që Kryemadhi është bashkëshorte e presidentit Ilir Meta, emërtim që ajo gjithmonë ka refuzuar ta pranojë. "Po humbas durimin nga qëndrimi i deputetëve të opozitës. Protestat të ruajnë qetësinë. Pamjet e protestave vonojnë integrimin", u shpreh ai.

Edhe kryesuesi i delegacionit të PE-së, pret sinjale pozitive, që palët të jenë ulur në bisedime për të zgjidhur krizën. "Arrini konsensus dhe na dërgoni një sinjal pozitiv për negociatat", theksoi Tunne Kelam.

DETAJET E TAKIMIT

Pas takimeve të veçanta me kryeministrin Edi Rama, dhe liderët e forcave opozitare, këtë mëngjes, delegacioni i Parlamentit Evropian, ka takuar në Tiranë, kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Sipas një njoftimi të Kuvendit të Shqipërisë, thuhet se kryeparlamentari është shprehur mbi ecurinë e reformave në vend, duke vlerësuar progresin me reformën në drejtësi.

"Objektivat për integrimin drejt përmbushjes. Reforma në drejtësi po ecën me shumë sukses. Vettingu, jetik për drejtësinë dhe Shqipërinë. Në qershor, organet e reja të sistemit në funksion të plotë. Reforma ka mbështetjen e 99% të shqiptarëve. Reforma elektorale, paketa e depozituar në Kuvend", mësohet të jetë shprehur Ruçi.

Sa i përket djegies së mandateve nga opozita, Ruçi është shprehur se parlamenti është legjitim edhe vetëm me mazhorancës, pasi "vjen nga zgjedhje të ndershme".

"Zgjedhjet e 2017 janë të certifikuara nga 100% e numëruesve  të opozitës, Zgjedhjet kanë probleme, por ato zgjidhen në Kuvend", është shprehur ai. Ruçi ka theksuar se Kuvendi ka qenë në dispozicion të opozitës.

"Opozita gëzon të drejta që unë si opozitar nuk i ëndërroja. Basha ka fol dy orë më shumë se Kryeministri. Opozita ka folur tre orë më shumë se maxhoranca, por ka refuzuar të përdorë kontrollin parlamentar", tha kryeparlamentari.

Ndërkohë, kryesuesi i delegacionit të PE-së, Tunne Kelam, e quajti situatën aktuale politike në Shqipëri, si një përpjekje për të vonuar çeljen e negociata për integrimin në Bashkimin Evropian.

"PE mbetet mbështetës i madh i anëtarësimit të Shqipërisë. Përpjekjet për të vonuar çeljen e negociatave nuk kanë mbështetjen tonë. Reforma në drejtësi, thelbësore për qeverisjen dhe besimin e qytetarëve", mësohet të jetë shprehur Kelam, duke theksuar se delegacioni "ikën me përshtypje pozitive për arritjet e qeverisë".

E ka vlerësuar negative, ndarjen politike dhe mungesën e bashkëpunimit, duke thënë se "është përgjegjësia e të gjithëve të bashkëpunojnë për interesin kombëtar"

"Arrini konsensus dhe na dërgoni një sinjal pozitiv për negociatat", theksoi Kelam.

Ndërkohë, raportuesi për Shqipërinë Knut Fleckenstein, e ka humbur durimin me opozitën nga vendimi për djegien e mandateve dhe dhuna në protestat që ka mbajtur deri më tani opozita e bashkuar kundër qeverisë. Ka një mesazh personalisht edhe për Monika Kryemadhit, kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, kur thotë se" Zonja e parë e vendit nuk duhet të pengojë negociatat"

"Po humbas durimin nga qëndrimi i deputetëve të opozitës. Protestat të ruajnë qetësinë.  Pamjet e protestave vonojnë integrimin", tha Fleckenstein.

Nuk mungoi edhe një thirrje e Fleckenstein drejtuar Këshillit Evropian, për të vlerësuar arritjet e Shqipërisë.

Ndërkohë, sipa një njoftimi të Kuvendit të Shqipërisë, që ka zbardhur atë se çfarë është diskutuar në takimin e Ruçit me delegacionin e PE-së, Cristian Preda thotë se opozita ka ende mundësi të kthehet në Kuvend, "pas 10 ditësh do të jetë vonë", theksoi ai.

Preda është shprehur se "i ka vëzhguar zgjedhjet e 2017 dhe ishin korrekte"

Përfaqësuesi i delegacionit të PE-së, Preda theksoi se në 5 mars do të informojë Parlamentin Evropian për arritjet e Shqipërisë.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gege Kosova: 28/02/2019 14:24

    Aas Evropa e as Amarika nuk vijne gjithmone me I rregullua hasmit tona intaqore,synimet tona te semuara per rikthimin e krimeve dhe shemtise e kaosit ne shtetin dhe populloin shqiptar,Shqipatret kane mberritur nje vetdije kombetare e politike,andaj Sovrani-populli mesuesi yne I madh, ndane mendim e jep besim vetem atyre qe jane deshmuar se do ju sherbejne me pergjegje3si dhe dnergjegje te paster.Andaj keta miq tane, mire eshte qe po na I thone te verteten e madherishme ne sy e fytyre,pa nmenduar mos po ahter4sohemi pse po ne thon ete verteten dhe te drjeten njerezore,politikwe e kombetare.Vetem 51% eshte deshmi e se vertetes dhe se drjetes qe pozitaret actual,kete mandate e kane besimin e Sovrani te drejtojnhje shtetin,e jo 2,3,4,5 mije te mashtruarit ne eprkrahje te opozitareve qe synone ne rikthimin e shemltise shteterore e kombeatre qe sundoi 8 vjet Shqiperine dhe shqipatret.

    Përgjigju
  • Robshi: 28/02/2019 13:27

    Kishte ndonjë amerikan aty???? Po skishte hajt se shifena... po folën dhe USA njësoj...qenka i shkruar fati i çdo gjëje kot flasim e kot votojme...këta tanet janë aty sa per te zbatuar porositë e big brotherit në lojrat rajonale sa i përket politikës së brendshme akoma se ke zhduk popullsine sja ndjen njeriu...dhe tjetra hallall o dako durrësit kur dhe thinjoshet thonë që është e izoluar e gezofsh dhe mandatin tjetër...pastaj çfarë i ngeli prokurorisë të hetojë kur këta thonë ska vlere fare a po do hetojnë protestuesit e kerpudhes së ata janë krimi i këtij vendi...

    Përgjigju
    • sali krimineli: 28/02/2019 16:10

      me ty o djal ikin leket dem.kot qe paguajm per ty dhe ca sipune jote.me mire do ishte ti merje alo ilacet se nuk te beht dermani ty me asgje.aq shume shplarje truri te paskemi ber sa akoma nuk je zgjuar nga gjumei i trashllekut qe te ka zene?

  • e shkreta shqiperi: 28/02/2019 11:52

    Me qendrimin e PE sot dolen hapur PD dhe LSI qe jane parti anti-shqiptare....

    Përgjigju
  • Populli: 28/02/2019 11:43

    Edhe nderkombtaret e moren vesh qe keta Jane kriminela dhe si te tille duhen arrestuar dhe te mos pritet SPAKU ky vend I perket Europes dhe ShBA dhe Jo rusise ku duan te na cojne keta halabake

    Përgjigju
  • One: 28/02/2019 11:33

    Po te drejte keni ju per nje vend normal. Ky i paafte ka humbur disa zgjedhje dhe akoma do te mbaje partine duke fajesuar gjithe te tjeret por jo veten. O fiton ky o kthehet permbys vendi. Ne nje situate normale ky do jepte doreheqje per te lejuar energji dhe ide te reja. Pse nuk ndodh? Keta jane nje grup kriminal qe ne fakt nuk duan fitoren e zgjedhjeve por te ruajne gjene e vjedhur. Cudi jane turmat idiote qe i ndjekin mbas te gjitha partite. O njerez interesi juaj eshte ai i femijve tuaj dhe jo partite. Mbeshtesni vetem veprime qe na cojne ne perendim

    Përgjigju
    • Alvanos: 28/02/2019 14:03

      Ajo turma per te cilen flet ti qe i vihet pas ketyre te PD dhe LSI eshte po e njejta turme qe per 30 vjet s'ka paguar drita dhe uje. Kshu qe normalisht, kuptohet se kush iu shkon nga pas. Problemi eshte se kjo paaftesi e Opozites per te qene e tille dhe per te luajtur rolin e saje kushtetues, po krijon 2 probleme madhore: 1) po destabilizon vendin dhe i ul besueshmerine ne sy te botes dhe sidomos te ballkanit duke qene qe kemi sfida te medha kundrejt interesave Kombetare te cenuara nga Serbia/Greqia 2) nje opozite jo funksionale çon automatikisht ne nje Qeveri nepotiste, te paafte dhe jo-llogaridhenese se mendojne qe u lind e drejta te bejne çfare te duan me pasurite e vendit, duke qene se s'kane asnje lloje kundershtari politik te zot

  • Top: 28/02/2019 11:33

    KUJT I THUA LERI TE THYEJNE KOKEN PLEHRAT I BEJNE MIRE LLOGARITE POR HARROJNE QE POPULLI KA SY E VESHE

    Përgjigju
  • Enea: 28/02/2019 11:29

    Perplasjani deren ne fytyre ketyre lapanjozeve e plehrave,nuk meritojne gje tjeter vecse perbuzje dhe neveri me tensione te stisura nga Saliu,Lulzimi e Monika nuk mund te vish ne pushtet.

    Përgjigju
  • Mona: 28/02/2019 11:14

    Nuk jeni vetem ju te zhgenjyer,eshte e gjithe Shqiperia e zhgenjyer nga kjo monster qe vetem gruaja e presidentit nuk mund te jete,me nje fjalor rrugaceje,me veprime e britma histerike nuk te voton asnje njeri me integritet qe don te miren e ketij vendi,je nje letyre grua dhe asgje me shume,botoxi dhe veshjet e shtrenjta nuk te bejne intelektuale dhe grua me karakter.

    Përgjigju
  • Drejtesia: 28/02/2019 11:06

    Ka mare per kot kjo Monika Kryemadhi,duke uleritur si histerike rrugeve me ca bandite e rrugecer ne krah nuk e nderojne aspak,e ulin figuren e Ilir Metes aty ku nuk thuhet,kur ben skuthin dhe tinzarin e peson vete.

    Përgjigju
  • Populli: 28/02/2019 10:58

    Po ku pyesin monstrat e PD-LSI per integrimin e perparimin e vendit,kane axhendat e tyre te drejtuara nga Sali Krimineli,Lulzim Kryehajduti,Monika Histerikja,Fatmir Gerdeci,Vangjel Greku,Nard Ndoka,Duka i Krimit,Dash Rakija e keshtu vazhdon lista e faqezinjve qe i tremben tmerresisht Drejtesise e jane gati ta djegin kete vend.

    Përgjigju
  • Ilo: 28/02/2019 10:48

    Shtriga Monike me kokelopen dhe shtrigu Sali jane gati ti vene zjarrin vendit per ti shpetuar drejtesise dhe su plas fare per negociata ata e kane BE ,Shtepia po edhe verore madje,para sa te duash aq sa kane harruar se ku ne cfare banke apo kompanie i kane investuar,luks po e po ,e cfare ju duhet BE atyre,me vjen keq per ata "kokepalaret" sic tha me 21janar 2011 kokelopa qe u kap me bllok duke vjedhur,qe hedhin shashka e gure mbi policet dhe institucionet se nuk e kuptojne te gjoret se cfare demi i sjellin vetes se tyre dhe te ardhmes se femijve te tyre me sjelljen talebane te kopjuar nga dy mjeranet e shekullit Mona dhe Saliu.

    Përgjigju
  • Donela: 28/02/2019 10:42

    Po pyet Baxhella e Pare per integrimin e vendit,kjo eshte bere si File Jevga qe kisha ne mehalle,vetem uleriste si e cartuar nga trute e kokes,e ti besosh fatin e vendit ne dore te kesaj ordinereje!!!!!!!!!!

    Përgjigju
  • Ilit: 28/02/2019 10:16

    Seshte zonje e pare Eshte bucja e pare ose baxhella e pare Ruan floririn o zoterinj Per keta te floririt duhet Ai i para 90 qe te martonte edhe stergjyshen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi urdhëron ekstradimin në SHBA të ish-bosit koreanojugor të kompanisë së kriptomonedhave

Mali i Zi urdhëron ekstradimin në SHBA të ish-bosit koreanojugor të kompanisë së kriptomonedhave