Fleckenstein zhduk LSI: Dyert tona, të hapura për Partinë Demokratike

Fleckenstein zhduk LSI: Dyert tona, të hapura për Partinë Demokratike

Knut Fleckenstein

Gjatë takimit në tryezën e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, kur foli për reformën elektorale raportuesi për Shqipërinë në PE, Knut Fleckenstein përjashtoi LSI nga grupet politike të cilat kanë mbështetjen e Parlamentit Europian.

"Jam i kënqur që Këshilli Kombëtar po vijon punën e tij, sepse kjo përkthehet në sinjale pozitive. Duke pasur parasysh edhe një qeveri funksionale e cila është mjaft e nevojshme, gjë që është konstatuar, jam optimist përsa i përket ecurisë. Por ajo që ne biem dakord, dyert tona janë të hapura si për qeverinë, parlamentin dhe partinë Demokratike", deklaroi Fleckenstein.

Më herët, pas takimit të delegacionit të PE me kryetaren e LSI, Knut Fleckenstein është shprehur i zhgënjyer nga qëndrimi i kësaj të fundit.

Në konferencën përmbyllëse të vizitës në Tiranë, delegacioni i PE-së, kritikoi opozitën për vendimet ekstreme, të djegies së mandateve dhe dhunës në protesta. Sipas PE-së, zgjedhjet ishin legjitime, nuk ka vend për akuza për interesa partiake, dhe se vendi nuk duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme pasi qeveria është legjitime.

"U zhgënjeva shumë nga kryetarja e LSI, për arsye se ajo tha vetmë një fjali në fund të takimit, se e kanë marrë vendimin e tyre, që në Shqipëri ka nevojë për ndërrim pushteti,  dhe në rast se ne nuk e kuptojmë këtë gjë nuk është problemi i tyre. Ky është një mesazh i qartë dhe besoj se ata në bruksel dhe ata që janë Shqipëri duhet t akuptojnë se në cilën anë ndodhet secili prej nesh", tha Fleckenstein .

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille