Pas daljes para gjykatës të Mihal Kokëdhimës, një nga avokatët e tij është shprehur se shoferi që drejtonte makinen me turistet spanjolle ka qenë i dehur.
"Turistët kanë shkuar në lokal dhe pasi kanë qëndruar pesë minuta ata kanë ikur. Kokëdhima ju ka dal përpara dhe ju ka thënë mos ikni pa bërë pagesën. Ka marr policinë, 129. Kjo është e verifikueshme ka fol 16 sekonda dhe ju ka thënë situatën se turistët kanë ikur pa paguar. Ju dërgoi dhe targën. Shoferi ishte i dehur. Turistët kanë qenë në efektin e kanabis sativa dhe e kanë marrë përpara zotin Kokëdhima. Duket edhe në video që ai thotë aman ndaloje se po vdes. Por njëri nga ata gangsterrat e Edi Ramës thonte vrite. Domethënë kjo gjë nuk përbën vepër penale për prokurorinë. Kemi bërë kallëzim për turistët dhe ndaj të tjerëve. Nuk ka asnjë element dhune ndaj turistëve. Dhuna është bërë vetëm ndaj Kokëdhimës. I ka duart gjak. Presim dhe analizat. Pasi është mjekuar Kokëdhima ka shkuar vetë në polici dhe nuk ka shkuar policia tek ai", shprehet avokati Erion Besimaj.
Gjatë seancës gjyqësore, MIhal Kokëdhima dëgjohet të thotë se e ka mik kryeministrin, por avokati Besimaj është shprehur: "Kokëdhima tha se e kishte mik kryeministrin se ndoshta i ka shkuar për t'i kërkuar votat Rama. Po ka thënë ky do të ta japim sepse votën në të gjithë jugun votën Ramës ja japin.
Avokati akuzon për gjyq politik dhe thotë se do ta apelojë masën e sigurisë dhënë sot nga gjykata.
"Dua të theksoj vetëm një fakt që ky ishte është një gjyq popullor që u bë tre dit më parë. U bë nga kryeministri Edi Rama sepse e kishte gjykuar, hetuar dhe kishte vendosur masën arrest me burf.
Prokurora dhe gjykata e lanë në burg pa asnjë shkak apo bazë ligjore. Prokurori erdhi në gjyq me veprën penale shkatërrim prone. Për këtë vepër maksimumi jepet tre vjet burg. Këto 10 vite nuk është dhënë ndonjë masë e tillë për këtë vepër. Normalisht ne para botës jemi gati të japim çdo gjë. Problemi qëndron se për të dhënë masën arrest me burg nuk plotësohen asnjëra nga kriteret. Rrezikshmëria e veprës, personit, prishja e pronave dhe rreziku për tu larguar nga vendi. Duke mos u plotësuar asnjë nga këto prova prapë gjykata jep këtë masë. Gjykata ka zbatuar urdhrin e kryeministrit Rama . Ka dal kryeministri e ka folur, ky është problemi. Prokurori e gjyqtari thonë nuk bëjmë dot gjë se ka folur Kryeministri Rama. Është gjykata që vendos dhe jo kryeministri. Kryeministri vendos në një vend vetëm si Shqipëria. Unë nuk po mbroj faktin. Normalisht e gjykoj vetëm përsa i përket veprës morale por nuk është vepër penale që të të lëre në burg.
Masa e sigurisë më e sakta duke u ndodhur në këto kushte ishte me garanci pasurore. Kur është shkatërrim prone, meqë prokuroria e mendon kështu ne po e paguajmë, të mbetet garancia e pastaj si të vendose gjykata.
Do ta apelojmë masën. Mendojmë se gjykata e Apelit do të japë masën e merituar. Jo si gjykata e shkallës së parë që nuk kanë guximin të shprehen kundër kryeministrit. Dhe jo më të japë një vendim që nuk ka asnjë lidhje më politikën", tha avokati.
Por çfarë deklaroi kryeministri Edi Rama pas incidentit të pronarit me turistët? (LEXO KETU)
Lajmi kryesor: