Flet drejtori i Zjarr TV: kur vajzat
të mbërthejnë xhaketën, jam shitu
Spikeret 'lakuriqe' thonë të vërtetën 'lakuriqe'
Nëse ndokush do t’ju përmendte emrin “Zjarr Televizion”, me siguri do t’ju vinin ndërmend spikere seksi me dekolte të zbuluar. Të paktën për këtë është dalluar televizioni më i ri në Shqipëri, që ka ‘ardhur në jetë’ me një mision: të tregojë të vërtetën lakuriqe.
Ideatori dhe njëkohësisht drejtori i këtij televizioni, humoristi Ismet Drishti, në një intervistë për Java News, u shpreh se qëllimi i tij ishte të sillte dicka ndryshe, pa ngjyrime politike sic ndodh rëndom në media.
“Ideja lindi duke parë që të gjithë televizionet janë shitur sa nga e djathta dhe sa nga e majta, vendosa që të jap lajme që e vërteta të dalë lakuriq, e bardha të jetë e bardhë dhe e zeza të jetë e zezë. Dhe kjo u perdor si simbolikë për të dhënë lajmin lakuriq, ashtu siç është e verteta lakuriq, pa ngjyrime politike. Doja të sillja një risi, diçka të re.”
Drishti vijoi duke krahasuar veshjen e moderatoreve të emisionit “360 gradë” me atë të Elhaida Danit në Eurovizion: “Shqipëria u përfaqësua në Eurovision me Elhaida Danin, që kishte të njëjtën veshje, por nuk u bë kaq bujë,- tha ai,- Elhaida përfaqësoi në një festival gjithë Shqipërinë, dhe veshja ishte e njëjtë me vajzat e emisionit “360 gradë”. Ndryshon vetëm numri i gjoksit”.
"Motoja jonë është të bëjmë një televizion ndryshe. Janë mbushur ekranet me formate të blera, pasi është fukarallëk”, shprehet drejtori i “Zjarr TV”, ndërkohë që thekson se televizioni i tij nuk do të jetë i blerë nga politika, Drishti shprehet i bindur: “Në momentin që gocat do kenë mbërthyer xhaketën do merrni vesh që jam shitur”.
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
1/2
Sondazhi i ditës:
Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
40.4%
-
Të gabuar
54.9%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 7640
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Media gjermane 'Merkur.de': Alpet Shqiptare në krye të destinacioneve më interesante për t’u vizituar në 2025
27 Shtator, 09:10
-
Nedim Bajrami i rekordeve, barazon Gennaro Gattuson pas 26 vitesh
27 Shtator, 09:01
-
Itali/ Drejtonte një rrjet të shpërndarjes së drogë nga shtëpia në lagjen historike, arrestohet shqiptari! Ja çfarë iu gjet gjatë kontrollit
27 Shtator, 08:54
-
Takimi Biden-Zelensky në Shtëpinë e Bardhë, diskutime mbi mbështetjen amerikane në luftën kundër Rusisë
27 Shtator, 08:40
-
Europa League/ Nedim Bajrami shënon pas 55 sekondash, Rangers tri pikë! Ajax mposht Besiktas, Muçi në stol! Ndalet Roma, fiton Tottenham
27 Shtator, 08:31
-
Lufta Izrael-Hezbollah, Al Jazeera: “700 të vdekur që nga sulmet e të hënës!” Jemeni lëshon raketë, IDF godet 200 objektiva të reja në Liban
27 Shtator, 08:27
-
Këngëtarja nga Kosova i jep fund beqarisë, foto nga dasma me biznesmenin zviceran
27 Shtator, 08:24
-
Raportet diplomatike Kosovë-Greqi, Kurti takon Mitsotakis në New York
27 Shtator, 08:19
-
Thuajse zyrtare/ Shqipëria e Serbia do të bashkëorganizojnë euro 'U21'! Tifozat e indinjuar: Akt i turpshëm i FSHF-së, kryeneçësi për lavdi personale
27 Shtator, 08:12
-
Kryeministri Rama takohet me presidentin Joe Biden në New York
27 Shtator, 07:50
-
Grida Duma: Ervin Salianji është bashkudhëtari im! Një zë denoncues, rrugëtimi i tij do ta provojë nëse vlenin në këtë nivel ose jo
27 Shtator, 07:46
-
Cilat janë ushqimet që nuk duhet t’i konsumojmë në mëngjes, çfarë efektesh kanë ato
27 Shtator, 07:44