Nëse ndokush do t’ju përmendte emrin “Zjarr Televizion”, me siguri do t’ju vinin ndërmend spikere seksi me dekolte të zbuluar. Të paktën për këtë është dalluar televizioni më i ri në Shqipëri, që ka ‘ardhur në jetë’ me një mision: të tregojë të vërtetën lakuriqe.
Ideatori dhe njëkohësisht drejtori i këtij televizioni, humoristi Ismet Drishti, në një intervistë për Java News, u shpreh se qëllimi i tij ishte të sillte dicka ndryshe, pa ngjyrime politike sic ndodh rëndom në media.
“Ideja lindi duke parë që të gjithë televizionet janë shitur sa nga e djathta dhe sa nga e majta, vendosa që të jap lajme që e vërteta të dalë lakuriq, e bardha të jetë e bardhë dhe e zeza të jetë e zezë. Dhe kjo u perdor si simbolikë për të dhënë lajmin lakuriq, ashtu siç është e verteta lakuriq, pa ngjyrime politike. Doja të sillja një risi, diçka të re.”
Drishti vijoi duke krahasuar veshjen e moderatoreve të emisionit “360 gradë” me atë të Elhaida Danit në Eurovizion: “Shqipëria u përfaqësua në Eurovision me Elhaida Danin, që kishte të njëjtën veshje, por nuk u bë kaq bujë,- tha ai,- Elhaida përfaqësoi në një festival gjithë Shqipërinë, dhe veshja ishte e njëjtë me vajzat e emisionit “360 gradë”. Ndryshon vetëm numri i gjoksit”.
"Motoja jonë është të bëjmë një televizion ndryshe. Janë mbushur ekranet me formate të blera, pasi është fukarallëk”, shprehet drejtori i “Zjarr TV”, ndërkohë që thekson se televizioni i tij nuk do të jetë i blerë nga politika, Drishti shprehet i bindur: “Në momentin që gocat do kenë mbërthyer xhaketën do merrni vesh që jam shitur”.
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com