Shpëtim Ziza, i dënuar me burgim të përjetshëm për dhunimin dhe vrasjen në 2007 në Peshkopi të 10-vjeçarit Bekim Çenga, ka tentuar vetëvrasjen duke i vënë flakën krevatit të qelisë së burgut të Krujës, ku ai vuan dënimin.
Ky fakt konfirmohet për A1 Report nga Melita Ziza e ëma e Shpëtimit. Sipas Melitës ngjarja ka ndodhur mesditën e së mërkurrës kur djali i saj, i ka vënë flakën me cigare dyshekut të tij. “Kur e pashë Shpërtimin ishte djegur totalisht vetëm pjesa e fytyrës dhe dora e djathtë kishte mbetur e pa djegur”, shprehet Melita.
Shpëtim Ziza, vazhdimisht ka tentuar të vrasë veten në burg sepse pretendon së është i pafajshëm. “Ai është në gjendje të rëndë, në depresion, me ilaçe. Ate e mundon fakti se vëllai i tij Sajmir është vrarë pa faj dhe për këtë arsy shpëtimi kërkon ti japë fund jetës”, vijon duke treguar Melita me lot në sy. Sinkron
Ndërkaq, më 20 qershor të këtij viti, në një atentat para banesës në rrugën “5 maji” në kryeqytet, është vrarë Saimir Ziza vëllai i Shpëtim. Ndërsa hetimet për këtë vrasje vijojnë, ende nuk ka asnjë të arrestuar për këtë ngjarje.
Nëna e Shpëtimit, përmes televizionit A1 Report, ka hedhur dyshimet së vrasësi mund të jetë një i afërm i 10 vjeçarit Çenga, duke ngjallur dyshimet e hakmarrjes, ndërsa i bëjnë apel institucioneve përkatëse të ndërhyjnë për të mbyllur konfliktet me gjakësit, sepse, sipas saj akoma kërcënohen perj tyre.
Shpëtim Ziza është i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e 10-vjeçarit, Besim Çenga, ngjarje e ndodhur në tetor të vitit 2007, dhe ku vetë ai ka pranuar krimin në fjalë.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO