Milani ka hyrë nën monitorimin e rreptë të UEFA-s deri në vitin 2021 për shkak të deficitit financiar, por gjithsesi “djalli” nuk kërkon të heqë dorë nga merkato e janarit për t’i ofruar Gatusso-s përforcimet e nevojshme për arritjen e objektivit.
Në shenjestën e skuadrës italiane prej kohësh është mesfushori i Chelsea-s, Cesc Feabregas, i cili ka folur rreth kësaj teme për herë të parë për mediat spanjolle.
“E di më së miri rolin tim te Chelsea, por fatkeqësisht nuk është ai që dua. Është një situatë e vështirë për mua pasi nuk dua të luaj vetëm në kupë,”-shprehet Fabregas.
Mesazhe të qartë këto nga spanjolli i cili pret lëvizjen e radhës nga Milani që nga ana tjetër po shpreson për një skonto nga Chelsea. Gjithsesi për kompletimin e këtij operacioni duket ende e vështirë pasi trajneri i anglezëve Mauricio Sarri pak ditë më parë ka deklaruar se nuk dëshiron të privohet nga shërbimet e lojtarit.
Ndërkohë zhvillime te reja ka edhe për të ardhmen e kapitenit të Interit Maurito Icardi. Gruaja dhe agjentja e futbollistit, Wanda Nara, në një postim në “Twitter” ka zbuluar se rinovimi është shumë afër. Wanda ka shkruar: “Është 00:30 dhe ende jam ende duke lexuar faqet e kontratës së rinovimit.”
Me tej ajo ka etiketuar dhe bashkëshortin e saj, Icardin. Në ditët në vijim pritet zyrtarizimi i marrëveshjes që me shumë mundësi është më një rritje të konsiderueshme të pagës së futbollistit si dhe me një klauzolë më të madhe se ç’është ajo aktualja, 110 mln euro.
Flet Fabregas, Milani do skonto nga Chelsea. Wanda zbulon se ç’po ndodh me rinovimin e Icardi-t
Komento