Flet i dashuri afgan i shqiptares që u vra nga i ati në Greqi, mjeku ligjor: Goditjet ishin brutale

Flet i dashuri afgan i shqiptares që u vra nga i ati në Greqi, mjeku ligjor: Goditjet ishin brutale

Anxhelina Petro dhe vendi ku e groposi i ati pas vrasjes

Vrasja makabre e Anxhelina Petros nga i ati në Greqi vijon që të zërë hapësirë kryesore në mediat e vendit fqinj. Mjeku ligjor Chrysavgi Koussi në një prononcim për mediat greke e cilësoi si brutale dhe të pamëshirshme vrasjen. Ai tha se Aleko Petro e goditi vajzën e tij me shufër hekuri disa herë në kokë duke e lënë të vdekur.  “Ai e goditi shtatë herë në kokë me një shufër hekuri, ndërsa vajza ka ngritur duart për t’u mbrojtur. Pas vrasjes, ai pastroi shtëpinë nga njollat e gjakut dhe vajzën e groposi në oborrin pas banesës. Nga goditjet duket një urrejtje e madhe, nuk ishte incident, por vrasje brutale dhe e pamëshirshme. E gjithë kjo më ka lënë të habitur. Unë nuk mund ta kuptoj se si një prind mund të godasë fëmijën me këtë tërbim"tha mjeku ligjor Chrysavgi Koussi.

Ndërsa avokati i vrasësit Vasilis Noulezas theksoi për mediat greke se autori Aleko Petro është i dërrmuar psikologjikisht pas asaj që ka ndodhur. “Vajza kërkonte që i ati të mos ndërhynte në jetën e saj. Nuk ishte vrasje me paramendim, ndodhi në tension e sipër, pas një debati të ashpër. Ai e mohon që të ketë qenë e qëllimshme. Ai donte që vajza të rikthehej në shtëpi, pasi ishte larguar prej nëntorit të 2017. Pas debatit nga zemërimi ai u bë i pakontrollueshëm” tha ai.

Gjithashtu për mediat ka folur edhe i dashuri i 29-vjeçares. I riu afgan u shpreh se Anxhelina Petro kishte 15 vite që nuk e takonte nënën e saj dhe i vetmi njeri që kishte ishte i ati. “Kishte 15 vite që nuk takonte mamanë e saj. I vetmi njeri që kishte ishte babai” tha afgani. Anxhelina Petro vdiq më 2 janar dhe u gropos nga duart e vrasësit të tij, të atit, në oborrin e shtëpisë së këtij të fundit. Shkak i vrasjes ishte fakti se i ati nuk pranonte lidhjen e së bijës me të riun afgan (lexo këtu). Pas ngjarjes i ati u shpreh se nuk donte ta vriste, por gjithçka ndodhi pas debatit (lexo këtu). Ndërsa nëna e vajzës e cila jeton në Berat, apelon për drejtësi si dhe kërkon që t'i kthejnë turpin e të bijës (lexo këtu).

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Irena: 05/01/2019 07:17

    Ore ti qe ke then pak shqiptare ka e grek po dashuria nuk pyet se cfare je pakistan apo afrikan cdo lloj rrace te jet kur e donte vajza pse nderhynte i jati pse ja mori jeten vajzes se vet per mua ata prinder qe nderhyjn ne lidhje dashurie te femijes ata nuk jan prinder por jan rracista dhe hidjota

    Përgjigju
  • Shaban: 04/01/2019 23:24

    Ne fillim sikur e kishte babain minoritar apo meqe vrau si kafshe smund te jete grek. Kishte 12 vjet qe nuk takontr mamane cfare pret nga keta njerez.

    Përgjigju
  • mazllem pepinua: 04/01/2019 21:12

    ore po si nuk doli njeri te thote cp*th the semes donte me afganin kjo, pak shqiptare e greke ka gerqia

    Përgjigju
    • lexues: 05/01/2019 08:04

      Po kur dashurohen te huaja me shqiptarë apo kjo eshte ok

    • Kuq e zi: 05/01/2019 05:37

      O idiotesia shqipetare brinje nuk Ka

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

 Dimri i vertetë ka mbërritur! Orteqet e borës izolojnë Iballën në Fushë-Arrëz! Banorët përballen me vëshitërsi në Shishtavec të Kukësit dhe Theth të Shkodrës

Dimri i vertetë ka mbërritur! Orteqet e borës izolojnë Iballën në Fushë-Arrëz! Banorët përballen me vëshitërsi në Shishtavec të Kukësit dhe Theth të Shkodrës