'E kërkuan që të dilte'/ Flet monstra që vrau dhe groposi të bijën: Debatuam, s'doja ta bëja

KORFUZ - Flet për herë të parë Aleko Petro, 52 vjeçari shqiptar që vrau të bijën 28 vjeçare natën e 2 janarit (Lexo këtu). I penduar për vrasjen e vajzës Anxhelina Petro, 52 vjeçari ka treguar dhe momentet e fundit para se ai ta godiste në kokë duke e lënë të vdekur. Aleko Petro ka folur për median greke Tv Open. “Erdhi në shtëpi rreth orës 11:00 deri në orën 12:00 kaluam shumë mirë, e doja shumë, kujdesesha shumë për vajzën time. Kishte ikur nga shtëpia një ditë dhe nuk dija asnjë gjë se ku ndodhej. Nuk e kam goditur kurrë, edhe pse thonë të kundërtën kjo nuk është e vërtetë. Hëngrëm, biseduam, normalisht….

Nuk i përgjigjej askujt në telefon… Nuk e di përse… dhe kërkoja të dija të vërtetën sepse shqetësohesha si baba, nga meraku e bëja këtë gjë. Më mirë të vdisja unë…. Në të vërtetë nuk e di sesi ndodhi. Pas orës 8:00 i ra telefoni: Jam tek babai i tha. Pak më vonë ra një tjetër telefon. I kërkuan që të dilte. Debatuam … Ajo më thoshte, unë do të bëj çfarë të dua. Nuk dua të dëgjoj asnjë. Unë i thashë, përse sillesh kështu…dhe i them në rregull, bëj një hap pas që të qetësohet ajo. Jam penduar shumë nuk doja që ta vrisja, sinqerisht. Nuk jam i dhunshëm, nuk ushtroj dhunë ndaj askujt. Më shumë flas, kërkoj falje dhe nuk doja të bëjë këtë gjë”.

Në lidhje me të dashurin e Anxhelinës, një djalë me origjinë nga Afganistani, vetë Aleko Petro nuk ka dhënë një përgjigje të drejtpërdrejtë, kjo duke patur parasysh se në median greke motivi i vrasjes së 28-vjeçares ka qenë dhe pikërisht sherri mes babë e bijë për të dashurin e kësaj të fundit.

“Donte të ikte vetë, ishte zgjedhja e saj. I thashë po, je e rritur, je në punë, ke marrë jetën tënde në dorë. Të gjesh ndonjë djalë të mirë që të gëzohem dhe unë si baba”.

Rrëfimi i babait vrasës për mediat greke

Anxhelina Petro vdiq më 2 janar dhe u gropos nga duart e vrasësit të tij, të atit, në oborrin e shtëpisë së këtij të fundit. I dashuri i 28-vjeçares, një 30 vjeçar afgan, u shpreh në polici se prej kohësh bashkëjetonte me Anxhelinën dhe se shpesh ajo bënte sherr me të atin për lidhjen që kishte.

Vajza shqiptare punonte si kamariere në një lokal në Korfuz dhe natën e 2 janarit ajo nuk kishte shkuar në punë. Ka qenë i dashuri i shqiptares që është shqetësuar për të, e teksa policia ka shkuar në shtëpinë e të atit të saj, ka zbuluar pak më tej trupin e 29 vjeçares të varrosur në oborr.

Ora 08:10
Ja kush është vajza e vrarë nga i ati në Greqi, foto nga vendi i ngjarjes
  • /b.ha./Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:
      23 Dhjetor, 23:33

      Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



    ×

    Lajmi i fundit

    Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

    Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër