Flet i zhgënjyer Rifat Jashari

Flet i zhgënjyer Rifat Jashari
Rifat Jashari në një intervistë për RTK, 14 vjet pas lufës heroike të familjes Jashari dhe masakrimit nga forcat serbe të 58 anëtarëve të familjes Jashari, përfshirë prindërit, vëllezërit, motrat, fëmijët dhe nipat, flet për dëshmorët edhe situatën aktuale në Kosovë. 
I zhgënjyer me qeverisjen, trajtimin e ish pjestarëve të UÇK-së, familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës çlirimtare thotë se të gjithë të rënit për liri, kanë dhënë jetën me mendime të mira për të dhënë kontributin për këtë tokë, për këtë vend. 

"Të lumtë ata për vete, edhe po them prapë, shyqyr që s'janë gjallë, shyqyr që s'kanë shpëtuar, se ndoshta do të zhgënjeheshin", tha vllau i Adem Jasharit, Rifat Jashari.

I pyetur se sa shpesh mendon për familjen e masakruar, ai shton se do të dontë të ishte i varrosur në vend të Adem Jasharit.

"Pasha Zotin që m'ka falë, do të doja të isha aty e të mos isha ku jam sot, sepse nuk e kam menduar që Kosova do të vinte në këtë gjendje", shprehej Rifat Jashari.
Rifat Jashari kritikoi edhe Qeverinë dhe zyrtarët për keqpërdorime duke theksuar se kanë lënë qytetarët në varfëri ekstreme dhe luftetarët e UÇK-së pa përkujdesje institucionale.
/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën