PRISHTINE- Policët kosovarë Shukri Bunjaku dhe Sami Beqiri u arrestuan nga xhandarmëria serbe në mëngjesin e ditës së shtunë. Ata u prangosën, u shtrinë me fytyrë për toke dhe më pas u fotografuan.
Sami Beqiri, njëri prej policëve të rrëmbyer nëpërmjet një bisede telefonike me të vëllanë ka mohuar deklaratën e ministrit të Brendshem serb Ivica Daçiç, se ishin futur në territorin serb.
“Vëllai pas një kohe më ka telefonuar më ka bërë të ditur se janë në burgun e Kurshumlisë dhe se janë mirë dhe nuk po i keqtrajtojne. Ai më ka thënë se ishin duke patrulluar brenda territorit të Kosovës dhe nuk është e vërtetë se janë futur në Serbi”, ka rrëfyer Shefki Beqiri bisedën më të vëllanë nga burgu në Serbi, bën të ditur faqja onlinë Zeri info.
Sami Beqiri dhe Shukri Binaku u arrestuan nga xhandarmëria serbe, teksa po patrullonin në kufirin Kosovë-Serbi, në Merdarë. Sipas Ministrit të Brendshëm të Serbisë, Ivica Daçiq, ata kishin hyrë në zonën e Serbisë, dhe për këtë arsye ishin arrestuar.
Qeveria e Kosovës e konsideron rrëmbim nga ana e Serbisë dhe kërkon lirimin e tyre.
Ndërkohë që gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme informohet se zonën ku ndodhën arrestimet, në Zonën e Gjelbër të kufirit Kosovë-Serbi, në Merdarë, ishin formuar autokolona prej disa kilometrash me automjetet e shqiptarëve të Kosovës. Policia serbe po u krijonte vonesa shqiptarëve për kalimin e tyre në territorin kosovar.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Ministria e Jashtme Shqiptare: Akt kriminal, të lirohen policët