Flet vëllai i 51-vjeçarit që u vra nga shqiptari në Itali: S’kishte asnjë lidhje me gruan e tij! Kishte marrëdhënie të mira edhe me Taulantin

Flet vëllai i 51-vjeçarit që u vra nga shqiptari në Itali: S’kishte asnjë lidhje me gruan e tij! Kishte marrëdhënie të mira edhe me Taulantin

Vëllai i Massimo De Santis, italianit i cili u vra nga 43-vjeçari shqiptar Taulant Malaj, thotë se vëllai i tij nuk kishte asnjë lidhje me Teftën, gruan e 43-vjeçarit.

‘Nuk kishte asnjë lidhje fare me vëllain tim, as nuk e takonte zonjën! As në lokal kur ajo erdhi me shoqet e saj për të ngrënë mëngjes, pasi i çoi fëmijët në shkollë, nuk janë parë! Massimo ishte ende enë gjumë, sepse ai bënte gjithçka në lokal, nga pastiçeri e deri te sporteli'- tha Gianluca De Santis, vëllai i 51-vjeçarit të vrarë.

Gianluca përjashton çdo lloj lidhjeje mes vëllait të tij dhe 39-vjeçares Tefta. 

"Massimo jetoi në atë godinë për 43 vjet me nënën tonë, e cila tani është 80 vjeç dhe e ve! Marrëdhëniet me atë familje - nënvizon ai - ishin të shkëlqyera, marrëdhënie normale mes fqinjëve, ata përshëndeteshin dhe respektonin njëri-tjetrin". Edhe me Taulantin: “E pa dhe e përshëndeti, asnjëherë sherr, asgjë”, kujton Gianluca.


Lajmi kryesor:

Vrau vajzën, italianin dhe plagosi gruan në Itali, rrëfehet vrasësi Taulant Malaj: Tefta e pranoi që më tradhtonte, e pashë duke biseduar me SMS me fqinjin


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Alen Sherri sërish titullar, Genoa barazon 2-2 kundër Cagliarit

VIDEO/ Alen Sherri sërish titullar, Genoa barazon 2-2 kundër Cagliarit