Fleta e votimit me 42 subjekte
Muho: Rrezikohet projekti i KQZ

Fleta e votimit me 42 subjekte<br />Muho: Rrezikohet projekti i KQZ
TIRANE - KQZ miratoi dje vetëm me 6 vota pro dhe 1 kundër të anëtarit të propozoyuar nga LSI modelin e fletës së votimit që do të përdoret në Qarkun e Fierit, ku për herë të parë do të përdoret projekti SEN (sistemi elektronik i numërimit). Nga dy modele të fletës se votimit që paraqiti firma spanjolle INDRA, e cila ka fituar tenderin për numërimin.

KQZ votoi fletën që parashikon regjistrimin e vetëm 42 subjekteve politike, duke rrëzuar modelin që përfshin 66 parti politike. Kjo do gë thotë se në zgjedhjet e 23 qershorit nuk mund të regjistrohem më shumë se 42 parti apo koalicione partiake, pasi ka një kufi që ndalon numrin më të madh të partive.

Ndërkohë që varianti tjetër ishte ai me 66 parti, por që kjo nuk u miratua nga KQZ. Ky i dyti u kontestua nga përfaqësuesit e partive politike pasi kompozimi i fletës mund të ngatërrojë votuesit. Ndërkohë që fleta e votimit me 42 subjekte hapi një tjetër debat në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve pasi është e paqartë se çfarë ndodh me procesin e numërimit, nëse në zgjedhjet e 23 qershorit regjistrohen më shumë se 42 parti.

Mbeten që një pjesë e partive të mos futen në zgjedhje, ose i gjithë procesi do të shkojë në një ngërç që mund të çojë deri në rrezikimin e realizimit të projektit pilot ose dhe vetë gjithë procesit zgjedhor. Ky shqetësim u ngrit nga anëtari i KQZ,Ilirjan Muho, i cili paralajmëroi dështimin e procesit dhe rrezikun për zgjedhjet me kufizimin që i bëjnë subjekteve politike.

“Faktetet flasin se në praktikë partitë do jenë të shumta që do regjistrohen. Nëse ne nënshkruajmë këtë model, kjo do të thotë se ne po nënshkruajmë dështimin e projektit.

Përsa kohë ne i mëshojmë faktit të një numërimi dhe procesi numërimi normal, korrekt, të pakontestueshëm e të shpejtë besoj se ne duhet të bëjmë të gjitha përpjekjet për të garantuar firmën që ka marrë përsipër këtë projekt, për t`i dhënë asaj të gjitha mundësitë e mundshme për ta realizuar në mënyrë korrekte procesin për të cilën ajo është zgjedhur.

Nëse ne i themi që është kjo fleta e votimit që kemi zgjedhur me 42 parti dhe ne nesër na regjistrohen 43 parti, atëherë firma ka të gjithë të drejtën morale për të thënë se: “Unë këtë gjë ua kam thënë që kjo punë nuk ndodh, ky proces nuk bëhet dhe projekti dështon”, tha Muho.

KUSHTET


Firma spanjolle INDRA ka sqaruar se paisjet që ajo disponon mund të lexojnë vetëm 2 modele të fletëve të votimit; fletën me 42 subjekte dhe atë më 66 subjekte. Po sipas firmës në momentin që miratohet modeli nga KQZ dhe ndërtohet softi për numërimin elektronik, asnjë ndryshim nuk mund të realizohet më.

Këto kushte të vendosura nga firma duket se paralajmërojnë dështimin e zbatimit të teknologjisë në rast se në 13 prill regjistrohen më shumë se 42 parti, situatë që ka shumë mundësi të ndodhë.

Por edhe në rast se do të regjistroihen më pak se 42 parti, atëherë nga firma ishte parashikuar që të zmadhoheshin gërmat e subjekteve të regjistruara, por kjo u ndryshua pas propozimit të Niazi Kosovrastit dhe u la që të lihen hapësira mes kuadrateve të subjekteve të regjistruara. Gjithashtu kuadrati ku do të vendosin shenjën e votimit votuesit, do të jetë 7 milimetër.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 09.032013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë