Fleta e votimit me numra më 25 prill, ja si duket ajo në çdo qark! Bindja Demokratike ndryshon logon
Fleta e votimit e Qarkut Tiranë dhe Ilirjan Celibashi
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar se si do të duket fleta e votimit në 12 qarqet e vendit me numra. Fleta e votimit do të jetë me përmasa të njëjta, por ajo që ndryshon nga qarku në qark është madhësia e shkrimit, kjo në varësi të numrit të mandateve që nxjerr secili qark. Fleta e votimit do të jetë me numra, pas vendimit final të marrë ditën e djeshme nga Kolegji Zgjedhor! 12 partitë janë të renditura si rezultat i shortit të hedhur më parë në KQZ, ku logoja e secilës prej tyre qëndron në krye dhe më pas vjen numri i kandidatëve dhe sipër emri i partisë apo koalicionit dhe kryetari i saj.
Ajo që vihet re është se ka ndryshim në logon ë partisë Bindja Demokratike, pas ankimit të Partisë Demokratike në Kolegjin Zgjedhor me argumentin se është e ngjashme me logon e tyre. Nisur nga kjo, në fund Kolegji i dha të drejtë PD-së duke i ndryshuar logon Bindjes Demokratike, edhe pse përfaqësuesi i saj, Fabjan Topollaj nuk ishte aspak dakord me të.
Gjatë ditës së sotme kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka shpjeguar me detaje se kur një votë do të quhet e vlefshme dhe kur jo. Një votë do të quhet e pavlefshme, atëherë kur një votë shkon për partinë/koalicionin dhe ndërsa votuesi voton kandidatë nga një parti tjetër. Pra në çdo rast, votat duhet të jenë brenda së njëjtës parti/koalicion. Gjithashtu nuk lejohet as të votohet për 2 kandidatë njëkohësisht apo për 2 parti të ndryshme. Ndërkohë, votuesit kanë të drejtën që të zgjedhin vetëm kandidatin ose vetëm partinë. Megjithatë, duhet pasur parasysh që kur votohet vetëm kandidati, atëherë kjo votë automatikisht i shkon edhe partisë me të cilën ai garon.
Ashtu sikurse u vendos ditën e djeshme, fleta e votimit do të jetë me numra dhe për të shmangur çdo paqartësi apo konfuzion të votuesve në ditën e votimit, në çdo qendër në mure do të afishohen postera të mëdhenj si edhe fletë palosje me qëllim informimin e çdo qytetari për numrin që i korrespondon çdo kandidati.
I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.6%
-
Jo
49.4%
-
Jam i/e dyzuar
7.9%
Vota total: 2265
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
KQZ zbulon me FOTO gabimet e diasporës! Në vend të adresës, tabela rruge, avion e kartë krediti
29 Janar, 15:26
-
Zgjedhjet/ SPAK zbardh strategjinë e luftës kundër krimit elektoral! Ja plani i masave, ngrihet Task Force, Dumani në krye! Platformë denoncimi për qytetarët
29 Janar, 10:05
-
Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë
28 Janar, 22:00
-
Beqiri paralajmëron dosje të tjera të ‘nxehta’ për Berishën: Së shpejti edhe 7 ‘Partizanë’ të tjerë, KQZ duhet t’ia hiqte mandatin! Ahmetaj, kriminel që kërkon azil
28 Janar, 19:35
-
Zgjedhjet/ KQZ vendos si do 'ndahen' KZAZ-të! Tom Doshi merr 1 anëtar si pjesë e shumicës, 2 i merr PS, 2 PD dhe 1 PL
28 Janar, 13:12
-
PS me zyra në ndihmë të diasporës, Klosi injoron akuzat e opozitës: S'mjafton KQZ, duhen asistuar atje, 1 në 3 refuzohet! Në Tiranë më shumë forca për 11 majin
27 Janar, 15:42
-
KQZ pranon deri sot 50 mijë shqiptarë për votim nga diaspora! Refuzimet po kapin 30 mijë raste
27 Janar, 15:33
-
Përçarja për Primaret në PD, Berisha e pranon: Ka debate, por duhet zbatuar Statuti, s’e vendos unë! Gjyqtari i ndërruar për Salianjin, militant i PS
27 Janar, 13:17
-
Vota e diasporës/ 70 mijë aplikime për 2 javë! 25 mijë refuzime, ‘kampionë’ shqiptarët e Italisë
25 Janar, 12:08
-
Në 2021-shin numrat 'dogjën' gati 80 mijë vota! Në fletën e votimit më 11 maj, kandidatët do të jenë me emra (sipas alfabetit)
25 Janar, 11:43
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë zgjedhës kanë të drejtë të votojnë, por rreth 1 milion s’kanë mundësi praktike të votojnë…
24 Janar, 17:32
-
1/3 e aplikimeve refuzohen, debat në KQZ për diasporën: Merrini në telefon dhe sqarojini për gabimet
24 Janar, 15:44