Flokët, tregues i shëndetit tonë

Flokët, tregues i shëndetit tonë
Me ardhjen e stinës së ftohtë flokët janë të parët që vuajnë pasojat e motit. Gjendja  e tyre tregon se sa të shëndetshëm jemi nga mënyra sesi ushqehemi. Dëmtimi tek flokët në rastet e shumta tregon shenjat e para të një çrregullimi shëndetësor. Ja shenjat se flokët tuaj janë të dëmtuar dhe se si duhet t’i trajtoni:

Flokë të thatë dhe të brishtë 

Zakonisht flokët e thatë dhe të butë janë si pasojë e mungesës së lëngjeve në trup. Për të rikthyer shëndetin tek flokët e thatë duhet të konsumoni minimalisht deri 3 litra lëngje në ditë. Konsumoni ushqime të pasura me vitamin D, Omega 3 dhe bakër.

Flokë me zbokth 

Zbokthi në flokë është një nga problemet e shumta që prek njerëzit. Është e zakonshme pothuajse në gjysmën e popullsisë. Zbokthi në flokë tregon sistem të dobësuar imunitar. Nëse keni zbokth edhe pas trajtimit me shampoo të posaçme kundër tij, duhet t’i drejtoheni mjekut apo dermatologut tuaj.

Flokë që bien 

Kjo zakonisht ndodh në 30% të femrave kur janë në menopazuzë. Ndryshimet e një gruaje dhe mos balancimi hormonal, çon në rënie të flokut. Në 50% të rasteve ky problem mund të korigjohet me anë të terapive, por për fat të keq flokët e humbur nuk rigjenerohen më, kështu që sa më herët që e vini re këtë fakt është mirë të kosnultoheni me mjekun tuaj.

Thinjat e parakohshme 

Nëse thinjat tuaja dalin që pasi kaloni të 20-tat, kjo vjen si pasojë e gjenetikës. Por nëse nuk e keni të trashëguar, stresi, keq-ushqyerja dhe çrregullimet hormonale mund të ndikojnë në thinjat e parakohshme. Shmangni pirjen e duhanit dhe alkoolit dhe merrni sa më shumë vitamin B.

Flokë të shkurtër mbi ballë

Flokët e shkurtër mbi ballë zakonisht tregojnë se flokë të rinj po iu dalin, por kjo jo gjithmonë është pozitive. Nëse ato qëndrojnë njësoj për një kohë të gjatë do të thotë se ju nuk keni proteina të mjaftueshme.

Flokë të rënë përgjatë vijës së ndarjes së flokëve 

Zakonisht flokët rrallohen aty ku ndahen me vijë në mes për shkak se iu për një kohë të gjatë i mbani  vetëm në një anë, ose i tërhiqni shumë nëse i kapni. Për këtë arsye floku duhet të qëndrojë sa më lirshëm.

Marrë nga ATSH

Redaksia Online 
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

‘Ushtari’ i Ervis Martianjt dhe 6 të tjerë marrin peng të riun në Tiranë, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie

‘Ushtari’ i Ervis Martianjt dhe 6 të tjerë marrin peng të riun në Tiranë, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie