Florenc Hoxhës së bashkisë së 
Tiranës, eksploziv në banesë?!

Florenc Hoxhës së bashkisë së <br />Tiranës, eksploziv në banesë?!
TIRANE - Vazhdojnë sërish incidentet për Drejtorin e Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Vendor (INUV) në bashkinë e Tiranës. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se në afërsi të banesës të 40 vjeçarit Florenc Hoxhës, dy persona me maska kanë hedhur dy shishe me lëndë eksplozive. Gjithashtu, po sipas të njëjtave burime, bëhet me dije se kallëzimin në polici e ka bërë vetë Hoxha, por ai nuk ka shkuar të japë një deklaratë konkrete, pasi kallëzimin e ka bërë vetëm me anë të një telefonate.

Burimet shprehen për gazetën “Shqiptarja.com” se Kreu i INUV Florenc Hoxha, ka thënë se rreth ditën e djeshme, rreth orës O4:00 minuta, në Fushë Farkë, rreth 30 metra larg murit rrethues të banesës së Hoxhës, dy persona të maskuar kanë hedhur dy shishe me lëndë eksplozive.

Ndërkohë, burime nga komisariati nr.4 në Tiranë, thanë për gazetën se Hoxha nuk është treguar bashkëpunues në këtë ngjarje, pasi ai nuk ka disponuar as pamje filmike dhe as foto lidhur me kallëzimin e tij. “Florenc Hoxha thotë se kam parë dy persona me maska të cilët kanë hedhur dy shishe me eksploziv në afërsi të banesës së tij, por kjo gjë ende nuk është vërtetuar”, thanë burimet për “Shqiptarja.com”.

 

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar