Florenc Hoxha akuzon policinë 
për eksplozivin në banesën e tij

TIRANE - Florenc Hoxha akuzon policinë se nuk i ka ardhur menjëherë në ndihmë, në momentin kur ndaj banesës së tij, dy persona të maskuar kanë hedhur dy shishe me lëndë plasëse. Lidhur me këtë ngjarje, Drejtori i Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Vendor (INUV) në bashkinë e Tiranës, në një linjë telefonike nga gazeta Shqiptarja.com është shprehur, se menjëherë ka telefonuar Drejtorin e Policisë së qarkut dhe policia ka shkuar në vendin e ngjarjes vetëm pas tre orësh.

“Kam kërkuar ndihmën e policisë. Në fillim kam marrë në telefon Drejtorin e Policisë së Tiranës, por nuk më ka ardhur asnjë lloj shërbimi dhe më pas kam telefonuar 129 dhe komisariatin. Ndërsa, vetëm pas tre orësh ka ardhur një shërbim me tre punonjës policie, si edhe një “inspektor krimesh”, të cilët morët edhe disa persona të tjerë në telefon”, tha Hoxha.

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Bulqizë/ 29-vjeçari humb kontrollin e automjetit dhe përplaset me kollonën e mbikalimit, i riu në gjendje të rëndë shëndetësore (EMRI+VIDEO)

Bulqizë/ 29-vjeçari humb kontrollin e automjetit dhe përplaset me kollonën e mbikalimit, i riu në gjendje të rëndë shëndetësore (EMRI+VIDEO)