Florenc Hoxha pyetet nga akuza për rrëzimin e banesave

Florenc Hoxha, kreu aktual i Inspektoriatit Ndërtimor Vendor pranë bashkisë së Tiranë është paraqitur dje në prokurorinë e Tiranës, ku është marrë në pyetje lidhur me disa kallëzime të bëra nga qytetarët kundër tij. Hoxha, mësohet se të jetë marrë në pyetje nga prokurori Naim Tota. Pyetja e Florenc Hoxhës është bërë mesditën e djeshme për prishjen e disa objekteve në Tiranë. Nuk dihet me saktësi se për çfarë objektesh bëhet fjalë, pasi aktualisht prokuroria është në fazën e verifikimeve.
 
Momentalisht Florenc Hoxha, është nën hetim nga njësia hetimore Task-Forcë pranë prokurorisë së Tiranës për prishjen e tre objekteve në kryeqytet të cilat kanë qenë në proces legalizimi. Për këto raste Hoxha, u arrestua nga prokuroria ku qëndroi rreth 15 ditë në “arrest shtëpie”.
 
Gjykata e Apelit pak ditë më parë ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj kreut të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Vendor në Bashkinë e Tiranës, Florenc Hoxha. Në vendimin e saj, gjykata është shprehur se Hoxha nga “arrest shtëpie” do të hetohet në gjendje të lirë me masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Për vendimmarrjet e paligjshme u lëshua urdhër arresti edhe për kreun e INUK Zyhdi Dajti, i cili më pas u vetëdorëzua në Drejtorinë e Policisë në Vlorë.
 

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj