Florentino Perez është zgjedhur president i ekipit të Realit të Madridit edhe për një mandat tjetër duke vazhduar kështu projektin e nisur katër vite më parë. Perez ishte e vetmja kandidaturë që i është paraqitur bordit elektoral për garën e presidentit të ‘los blankos’. Në fund pas shqyrtimit të dokumentacionit u konstatua se Perez nuk kishte kundërshtar në garë duke fituar automatikisht.

Zyrtarizimi i Perez do të bëhet të martën më 4 qershor, më orën 13:00 në stadiumin “Santiago Bernabeu”.  Perez u zgjodh për herë të parë president më vitin 2000.

Në zgjedhjet e vitit 2004 ai u rizgjodh president përsëri me unanimitet të plotë, ndërsa dha dorëheqjen në janar të 2006, për t’u zëvendësuar nga Ramon Kalderon.

Perez rikandidoi në zgjedhjet e 2009 duke fituar përsëri dhe ky është mandati i katër në krye të merenguesve.

Ai është presidenti më i suksesshëm i Realit pasi ka arritur që të sjellë në ‘Bernabeu’ shumë trofe dhe yje si: Figo, Zidane, Bekam, Ronaldo, Ouen, Kaka, Cristiano Ronaldo dhe shumë të tjerë.



d.b/shqiptarja.com