Flori Mumajesi është si një makinë që prodhon vazhdimisht. Prodhon për kolegë, për bashkëpunëtorë...prodhon dhe për vete kur i bie rasti. Këngëtari ka bërë me dije në Instagramin e tij, se do të marrë pjesë në edicionin e sivjetshëm të "Kënga Magjike" me një këngë të re të quajtur "Me Fjalë të Vogla".

Artisti është shfaqur në skenën e spektaklit, ndërsa bën prova bashkë me Klajdi Harunin. "Jo duet...Por në garë me njëri - tjetrin", ka shkruar Flori.

Tani dy bashkëpunëtorët, pjesë e "3Dots Productions", do të 'hahen dhëmbë për dhëmbë' për çmimin e madh. Le të fitojë më i miri.


Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

1/2