Florian Marku rikthehet i pamëshirshëm, 'furia' e grushteve shkatërron irlandezin në raundin e parë (VIDEO)

Florian Marku shkatërron kundërshtarin Dylan Morann në ndeshjen e boksit të zhvilluar një vit pasi pësoi dëmtimin në 'Air Albania'. 'The Albanian King', siç Marku njihet në Angli, ka mbyllur ndeshjen në Manchester Arena vetëm pas 54 sekondash duke hedhur nokaut irlandezin.

Edhe pse e kishte kërcënuar në rrjetet sociale, irlandezi i cili mbështet nga McGregor nuk i ka mbijetuar serisë së grushteve të shqiptarit asnjë raund.

Pas përfundimit të ndeshjes, Marku ka folur për mediat duke thënë se ka punuar shumë për këtë rikthim, ndërsa ka pasur një ftesë për boksierët më të mirë britanikë që të pranojnë një ndeshje me të.

“Kam punuar shumë për këtë rikthim, dua ndeshje të mëdha, boksierët nuk ndeshen me mua, Connor Ben. I pres më të mirët. Dua një ndeshje të fortë dhe do ta shihni se çfarë do tju dhuroj”, u shpreh Marku.

Për Florian Markun kjo ishte ndeshja numër 14 në boksin profesionist, ku numëron 13 fitore, 1 barazim dhe 0 humbje.

Vetëm katër ditë më parë ne intervistën për Report TV Marku premtoi se do ta mbyllte ndeshjen me nokaut dhe se shumë shpejt do ketë përballje me boksierët më të mirë në botë për peshën e tij.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:11
Sfidon Florian Marku: Pres përballje me boksierët më të mirë, por nuk pranojnë të ndeshen me mua

Florian Marku triumfoi në në Manchester Arena, ku vetëm pas 54 sekondash ka hedhur nokaut irlandezin Dylan Morann. Kjo ndeshje shënoi edhe rikthimin e Markut në ring, pas dëmtimeve që pësoi në Air Albania.

Pas përfundimit të ndeshjes, Marku ka folur për mediat duke thënë se ka punuar shumë për këtë rikthim, ndërsa ka pasur një ftesë për boksierët më të mirë britanikë që të pranojnë një ndeshje me të.

“Kam punuar shumë për këtë rikthim, dua ndeshje të mëdha, boksierët nuk ndeshen me mua, Connor Ben. I pres më të mirët. Dua një ndeshje të fortë dhe do ta shihni se çfarë do tju dhuroj”, u shpreh Marku.

 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbërori: 03/09/2023 09:35

    Koks…

    Përgjigju
  • tani: 03/09/2023 08:23

    Floriani do ishte mire te ndeshej me ndonje kundershtar me te denje. Gjithsesi urime se jane njerez qe na bejne krenare ne bote.

    Përgjigju
    • A. N.: 03/09/2023 12:07

      Sipas tij thote qe boksieret serioze paskan frike te ndeshen me te.

  • Scutari: 03/09/2023 07:29

    Më mirë të kalojë nga kick box se vetëm boksier nuk është ky!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja