Floriana Garo: "Ju rrëfej
dashurinë time të madhe"

Floriana Garo: dashurinë time të madhe"">
Moderatorja  njohur e motit, në ekranin informativ, “abc news” Floriana Garo, vjen në një rrëfim ndryshe. Vajza e ekranit rrëfen copëza nga jeta e saj profesinale dhe private. Gjithçka ju grish mbi jetën, bëmat dhe dashuritë e bukuroshes Garo…
 
Kafenë e mëngjesit preferoni ta pini zakonisht në shtëpi apo ku dhe me kë?

Kafen e mëngjesit të shoqëruar me leng portokalli e pi në shtrat, sapo zgjohem.

Zgjimi juaj ideal cili do të ishte?

Së bashku me partnerin tim Tedin, duke parë nga dritarja gradacielat e Neë Yorkut.

Nga shtëpia juaj deri në punë sa zgjat dhe me çfarë e përshkroni rrugën?

E përshkroj me makinë dhe rruga zgjat rreth 10-15 minuta në varësi të trafikut.

Thua ndonjëherë boh çfarë profesioni kam zgjedhur?

Kurrë! I them vetes përditë që jam me shumë fat, që bëj punën që dua!

Gënjeni apo ju gënjejnë më shumë? Nëse po ndonjë rast tipik?

Unë nuk gënjej kurrë. E vërteta është më e thjeshtë për tu mbajtur mend.

E mbani veten për të shkathët?

Shumë të shkathët, që në fëmijëri!

Dreka zakonisht ju gjen…?

Në punë.

Cilët janë vendet që ua beson drekën?

Disa restoranteve të mira për drekë në Tiranë si “Austria”, “Il Gusto”,” Aba 5th”, ose thjesht porosis tek “Era”.

Paguani më shumë në raste të tilla apo ja lini të pranishmëve?

Të dyja.

Qëllon të harroni të hani nga punët e shumta? Ç’ndodh?

Rrallë. Përgjithësisht ha në të njëjtën orë.

Celulari që përdorni?

Iphone 5.

Firmat tuaja më të preferuat?

Versace, D&G, Guçi, Marchesa, Alexander McQueen, Valentino.

Çfarë nuk ka në garderobën tuaj që ju se vishni kurrë apo s’ju shkon pra një lloj stili?

Uggs, fustane të trikotuara, stili punk & rock.

Cilat janë ngjyrat tuaja të preferuara?

Lejla, e bardhe, e kuqe.

Blini më shumë dhurata apo merrni?

Marr më shumë, por edhe blej.

Dhurata më e fundit që keni bërë ç’farë është dhe ajo që keni marrë?

I kam blerë partnerit tim një kostum dhe kam marrë një çantë të re.

Jeni e shoqërueshëm apo e ftohtë si tip?

E shoqërueshme dhe e dashur me njerëz të mirë.

I takon miqtë e vjetër?

I takoj sa herë mundem. Është gjithnjë kënaqësi.

Qyteti apo vendi ku thoni këtu kthehem me deshirë të madhe?

Në Durrës shkoj shpesh e me kenaqësi sepse prindërit e mi jetojnë atje. Ndërsa dashuria ime e madhe është Neë Yorku dhe mezi pres të rikthehem.

Punoni dhe pasditeve?

Po, përgjithësisht deri në 5. Jo më vonë.

Mbrëmjet zakonisht i kaloni me miqtë apo shlodheni në shtëpi?

Përgjithësisht i kaloj në palestër e në shtëpi por fundjavave dal me miqtë.

Preferoni më shumë një film apo pub?

Këto vitet e fundit, një film. Pub-et më kanë dalë disi nga qejfi, megjithatë i frekuentoj herë pas here.

Zakonisht para se të flini lexoni apo dëgjoni muzikë?

Lexoj.

Në ç'orë shkoni për të fjetur?

Rreth 12.

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Hodhën molotovë e shkatërruan në protesta e 7 tetorit, arrestohen edhe 2 protestues! 5 nën hetim

Hodhën molotovë e shkatërruan në protesta e 7 tetorit, arrestohen edhe 2 protestues! 5 nën hetim