Floriana Garo më e emocionuar se 
kurrë për babain e saj këtë '7 Mars'

Floriana Garo më e emocionuar se <br />kurrë për babain e saj këtë '7 Mars'
Mësuesi i njohur në Durrës Sofokli Garo, është nderuar këtë 7 mars me titullin “Nderi i qytetit”, një çmim i akorduar nga kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako.

Por si e ka përjetuar këtë titull të rëndësishëm bija e profesorit të nderuar, Floriana Garo? Sigurisht që e përshkruar nga emocione të mëdha.

Moderatorja e emisionit “Jo vetëm modë”, në një prononcim për “DurrësLajm” tregon se gjatë ditës së sotme është ndjerë më e emocionuar dhe më krenare se kurrë më parë.

“Jam më shumë e emocionuar për babin, sesa kam qenë ndonjëherë për veten time në çdo dalje publike që kam pasur. Jam e lumtur që më në fund iu njohën meritat e një jete në fushën e mësimdhënies”, tha moderatorja bukuroshe.

Për Florianën, babai i saj ka qenë shembulli më i mirë dhe motivimi i saj për të synuar për më të mirën e për të mos u dorëzuar kurrë!
floriana garo
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'