Floriana Garo: Martesa me
Tedin, thjesht çështje kohe!

Floriana Garo: Martesa me<br />Tedin, thjesht çështje kohe!
Të jesh vetëm një imazh i bukur në botën e spektaklit nuk mjafton! Këtë gjë e dëshmon më së miri modelja dhe prezantuesja Floriana Garo, e cila me shumë punë dhe përkushtim sot ajo është femra “in” në Shqipëri. E qeshur dhe plot gjallëri, Floriana rrëfen për “Shqiptarja.com” modelin e femrës së përkushtuar jo vetëm për punë, por një femër të prokupuar për familjen dhe partnerin e saj. Harmonia dhe dashuria e çiftit të përfolur, Floriana Garo dhe biznesmenit Tedi Ngjelës tashmë e bërë publike prej tre vitesh ka marrë rrugën e duhur. “Përgjithësisht kam një axhendë mjaft të ngjeshur. Krahas emisionit që kërkon mjaft kohë për të qenë cilësor, herë pas here marr përsipër edhe projekte afatshkurtra siç ishte prezantimi i “Miss Globe” ose prenzatimi i Panairit të 16-të të Librit. Kështu, më mbetet pak kohë e lirë, dhe këtë kohë pa dyshim që preferoj ta kaloj pranë partnerit tim, Tedit. Ai është drita që mua më udhëheq; më mbështet, më nxit, më motivon dhe më bën të kaloj me lehtësi çdo situatë të vështirë. Lidhja jonë është si në fillim, madje është forcuar shumë më tepër”, - pohon Floriana. Përveç detajeve për jetën private, ajo na zbulon dhe pasionin e saj për ekranin, të cilën e portretizon mjaftë mirë në formatin “Jo vetëm Modë”, një format që zbulon jetën e personazheve që jetojnë mes famës dhe luksit.
 
Pas një karrierë të suksesshme si modele, ekrani është një tjetër dritare që ju ka sjell sukses me emisionin tuaj në televizion?

Ne kemi patur fatin të kemi në program personazhe të rëndësishëm dhe plot vlera për shoqërinë tonë. Kjo përzgjedhje i ka dhënë prestigj emisionit duke e bërë më të thjeshtë për të tjera figura të rëndësishme që të pranojnë të intervistohen. Vërtet disa personazhe mund të ndikohen disi nga emri “Jo vetëm Modë”, duke menduar që intervista e tyre ka kryesisht të bëjë me modën, por nuk është kështu. Ne prekim edhe aspekte të tjera të jetës si karriera, fëmijëria, dhe stili i jetesës; kështu, emisioni sa është argëtues, është edhe informues dhe edukativ. Këtë sezon të dytë, emisioni i fundit ku bëmë një tur të plotë dhe ekskluziv të zyrës së Kryeministrit dhe Sallës së Hartave si dhe profili i plotë i Lorik Canës janë pritur jashtëzakonisht mirë nga publiku. Ne do mundohemi ta ruajmë cilësinë e informacionit që përcjellim dhe personazheve që ftojmë në program.


 
Një personazh mjaft i diskutuar në mediat shqiptare, Znj.Odeta Nishani erdhi në një rrëfim ndryshe në ekran. Ishte e vështirë për ta bindur?

Zonja e Parë, Odeta Nishani ishte e ftuara jonë e parë për sezonin e parë të “Jo vetëm Modë”. Pa dyshim që nuk ishte e thjeshtë për ta bindur. Unë u ula dhe bisedova gjatë me të dhe ia shpjegova me detaje çfarë kishim ndërmend të bënim. Ishte risk edhe për të sepse ajo nuk kishte parë një model të emisionit, por në fund të dyja palët mbetëm jashtëzakonisht të kënaqur. Znj. Nishani mbetet një nga profilet tona më të mira dhe më interesante, profil i plotë i cili na hapi rrugën e një sezoni të suksesshëm dhe shumë të bukur. Gjej rastin ta falenderoj prapë për këtë dhe them me plot bindje se ajo është një zonjë e mrekullueshme dhe plot sharm!
 
Përveç ekranit tashmë ju keni dhe një angazhim personal. Si po i jetoni ditët me bashkshortin tuaj nëse mund ta cilësojmë kështu?

Përgjithësisht kam një axhendë mjaft të ngjeshur. Krahas emisionit që kërkon mjaft kohë për të qenë cilësor, dhe parashikimit të motit në “ABC News”, herë pas here marr përsipër edhe projekte afatshkurtra siç ishte prezantimi i “Miss Globe” ose prenzatimi i Panairit të 16-të të Librit. Kështu, më mbetet pak kohë e lirë, dhe këtë kohë pa dyshim që preferoj ta kaloj pranë partnerit tim, Tedit. Ai është drita që mua më udhëheq; më mbështet, më nxit, më motivon dhe më bën të kaloj me lehtësi çdo situatë të vështirë. Lidhja jonë është si në fillim, madje është forcuar shumë më tepër.
 
Keni menduar të ndryshoni status apo po i shijoni në maksimum dashurinë tuaj në këtë formë?

Pa dyshim që e kemi shijuar shumë këtë status siç do të shijojmë edhe statusin tjetër që do të vijojë. E kemi menduar, është thjesht çështje kohe.
 
Çfarë e gëzon në jetë Florianën?

Më gëzon pa masë suksesi pas një pune të lodhshme, nipi im 3 muajsh, Lukas, që tani qesh sa herë më sheh, dhe kur shoh të lumtur dhe të shëndetshëm njerëzit e mi të dashur.


 
Cila është pika juaj më e dobët?

Nuk thuhet pika e dobët. Qesh, është vetëm për mua.
 
Buzëqeshja është arma juaj më e fortë?

Është një ndër armët e mia të forta. Buzëqeshja ndikon në gjendjen shpirtërore timen dhe në atë të tjerëve. Është ngjitëse dhe manifestim pozitiviteti! Është një armë që gjithëkush mund dhe duhet ta ketë!
 
Si arrini të mbani trupin në formë. Keni ndonjë këshillë për të gjithë lexuesit?

Zakonisht unë kujdesem për ato që ha. Ha shumë rrallë ëmbëlsira ose fast - food. Përgjithësisht vakti im i fundit përfundon në orën 18.00 në mënyrë që ta tres ushqimin para se të fle. Gjatë ditës jam aktive dhe kështu nuk e kam mendjen tek frigoriferi, dhe nëse jam e uritur ndërmjet vakteve, pi ujë ose ndonjë kapuçino.
 
Po volejbolli çfarë vendi zë tani. Vazhdoni të luani apo vetëm kur keni kohë të lirë?

Fatkeqësisht nuk kam luajtur më volejboll sepse nuk kam kohë. I kujtoj me nostagji kohët kur stërvitesha çdo ditë, kur isha kaq e afërt me vajzat e ekipit tim, dhe gëzoja kaq shumë sa herë fitonim ndeshje të rëndësishme. Ky sport zinte një pjesë kaq të madhe të jetës time dhe tani më duket e pabesueshme që nuk e ushtroj më! Por, për mua volejbolli ka qenë gati një profesion, jo thjesht një hobi, ndaj mendoj se meriton përkushtim maksimal. Meqënëse unë nuk kam patur kohë për të tillë përkushtim, nuk kam luajtur më.
 
Cilat janë projektet tuaja më të afërta?

Tani jam maksimalisht e angazhuar me emisionin tim “Jo vetëm Modë”. Çdo projekt tjetër që do të më ofrohet do ta shqyrtoj me kujdes, siç kam bërë deri më tani. Nëse do të jetë interesant, pa dyshim do ta mirëpres!

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com" (print)

Redaksia Online
(Xhulia Karavella/shqiptarja.com)

12/2
  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron