Floriana Garo duket se nuk i reziston dot bërjes së shopingut. Prezantuesja bukuroshe, e cila përherë magjeps me pamjen e saj, është fotografuar duke u kushtuar një rëndësi shumë të veçantë veshjeve të firmës së njohur në Tiranë.

Edhe pse Floriana është shprehur shpesh se nuk është e fiksuar pas firmave të njohura, ndoshta këtu diçka i ka marrë vëmendjen. Në fund të fundit, nëse femrat kanë një ves të pashërueshëm ai është pikërisht shoping.


Shkrimi u publikua sot(14.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com(print)
(v.gj/shqiptarja.com)