Në prag të festave të fundvitit është shtuar fluksi i qytetarëve që vijnë në Shqipëri për të kaluar këtë periudhë me familjet, por është rritur dhe numri i atyre që largohen nga vendi.
Mëngjesin e sotëm, në pikën kufitare të Qafë-Thanës janë krijuar rradhë të gjata makinash duke krijuar trafik të rënduar.
Mësohet se në Qafë-Thanë kanë hyrë 2481 shtetas dhe kanë dalë 2228 persona.
Lajmi kryesor:
Shqiptarët kthehen për Vitin e Ri në atdhe/ 2887 qytetarë kanë hyrë nga Kapshtica dhe Kakavija në 24 orët e fundit! Fluks edhe në Qafë-Thanë











