Fluks në gusht/ Në 7 ditë 500 mijë turistë dhe emigrantë kanë hyrë në Shqipëri (TABELA)

TIRANË- Në 7 ditët e para të gushtit, në Shqipëri kanë hyrë rreth 500 mijë persona. Sipas të dhënave të Policisë Kufitare ka një rritje të konsiderueshme të emigrantëve shqiptarë që kthehen në Atdhe, por edhe të turistëve.

Deri në datën 6 gusht në të gjitha pikat e kalimit kufitar kanë hyrë në vendin tonë 435 mijë e 515 persona, prej të cilëve 285 438 kanë qenë turistë, ndërsa pjesa tjetër emigrantë që kthehen në Atdhe. 

Jo vetëm turistët dhe emigrantët vijnë në Shqipëri, por edhe shqiptarët duket se kanë zgjedhur që ti kalojnë pushimet jashtë vendit. 

TABELA
Deri më datën 6 gusht:
Kanë hyrë në Shqipëri 435.515 persona
Janë larguar nga Shqipëria 268 mijë persona

Po ashtu:
Janë 268 mijë shqiptarë të cilët janë larguar nga Rinasi, ose pikat e tjera kufitare deri më datën 6 gusht, shumica prej tyre për turizëm.

Bashkë me emigrantët dhe tursitët në vendin tonë, vijnë një numër i lartë automjetesh. Sipas të dhënave të policisë kufitare, deri më 6 gusht kanë hyrë në Shqipëri 110 801 makina.

TABELA




Gjatë fundjavës në vendin tonë kanë hyrë 51 mijë automjete, një numër shumë I lartë krahasur me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja