Fluks në urgjencat e Pediatrisë, mjekja: 280 raste në 24 orë! Fillimisht drejtohuni në qendrat shëndetësore

Është rritur ndjeshëm numri i vizitave për fëmijët tek mjeku pediatër për shkak të virozave. Shefja e Pediatrisë së Përgjithshme në QSUT, Numila Kuneshka thotë se fluksi është më i lartë në fundjavë ku numri i urgjencave shkon në 280 raste në 24 orë.

“Në urgjencën e pediatrisë shihet një fluks i shtuar kryesish këto dy-tre muajt e fundit dhe kryesish në fundjavë ku numri shkon 260-280 paraqitje në 24 orë. Kështu që do ti bëja një apel prindërve që të mos jetë urgjenca e pediatrisë porta e parë e paraqitjes së fëmijëve por ti drejtohen poliklinikave të lagjeve të tyre përkatëse dhe qendrave që funksionojnë të hapura 24 orë për të marr shërbimin e parë. Kjo për të ulur fluksin e shtuar në urgjencë gjë që do të bëj një shërbim edhe më të mirë dhe më cilësor ndaj fëmijëve të tyre”-tha mjekja pediatre.

Fëmijët shfaqin simptoma si temperaturë, të vjella dhe diarre, por mjekja shpjegon se këto shenja janë disa ditore.

“Në këtë periudhë shikohet që ka një numër të shtuar të fëmijëve që paraqiten me gastrointerite. Paraqiten me temperaturë, me të vjella, me diarre që zgjasin për një periudhë disa ditore. Natyrisht në këto raste ka nevojë për rehidrim”-u shpreh pediatrja Numila Kuneshka.

Mjekja pediatre, Numila Kuneshka ka dhe një apel për mjekët e rretheve.

“Edhe një apel për mjekët pediatër të rretheve të cilët mos ti adresojnë direkt në spitalin e pediatrisë. Rrethet e vogla ti adresojnë në spitalet rajonale të cilat i mbulojnë, pra të bëhet një farë filtri, sepse shikojmë shumë fëmijë që na vijnë nga pediatërit e rretheve me ambulanca por janë raste të cilat mund të menaxhohen shumë mirë për kapacitete që kanë këto spitale. Prandaj fillimisht të shfrytëzojnë spitalet rajonale që i mbulojnë ato dhe më pas pastaj rastet me specifike të drejtohen në pediatri”-apeloi mjekja.

Në ambientet me shumë grumbullime të fëmijëve si në çerdhe, kopshte, kampe rritet mundësia për të marrë virozat stinore.

J.GJ./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë