Fluks nga Kosova drejt bregdetit shqiptar, radhë kilometrike në Rrugën e Kombit (VIDEO)

Menjëherë pas mbarimit të festës së Kurban Bajramit, qindra shqiptarë të Kosovës janë dyndur drejt bregdetit shqiptar, ku këtë të mërkurë është bllokuar edhe segmentin Morinë-Kukës, pjesë e rrugës së Kombit.

Radha e madhe e automjeteve solli trafik nga zona e njohur si Bardhoc deri në urën e Drinit të Zi, në dalje të qytetit të Kukësit. Drejtuesit e automjeteve thonë, se kanë pritur më shumë se dy orë për të kaluar, pasi radha e automjeteve është shumë e madhe.

Në këtë situatë, Policia Rrugore ka monitoruar gjatë gjithë kohës trafikun, por ai sa vjen e rëndohet, për shkak të ardhjes së mijëra pushuesve nga qytete të ndryshme të Kosovës.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja