Fluks pacientësh në Qendrat Shëndetësore Verore, mjekët: Rastet më të shpeshta alergjitë! COVID-19 prek pushuesit në Shëngjin

Dhjetëra pushues me shqetësime të ndryshme të shëndetit paraqiten çdo ditë në qendrat shëndetësore verore të ngritura pranë pikave turistike.

Mjekët e këtyre qendrave në Vlorë thonë se rastet më të shpeshta janë qytetarë me shenja të alergjisë, temperaturë të lartë për shkak të virozave të stinës, por edhe djegies së lëkurës nga dielli.

Ndryshe nga Vlora, në Shëngjin shqetësuese janë rastet në rritje të pacientëve pozitiv me COVID-19.

Deri tani, mjekët thonë se fluksi  është i përballueshëm, por numri i qytetarëve që i drejtohen qendrave shëndetësore verore pritet të rritet në pikun e sezonit turistik.

Për të garantuar kujdes shëndetësor cilësor për pushuesit dhe turistët që frekuentojnë Shqipërinë këtë sezon veror, janë hapur 29 Qendra shëndetësore ku shërbejnë 160 mjekë dhe infermierë të trajnuar për emergjencat dhe do të funksionojnë 24 orë gjatë periudhës 15 qershor–15 shtator.

SI.E./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë