'Blindohet' Aeroporti i Rinasit/ Policia Kufitare masa për përballimin e fluksit dhe goditjen e paligjshmërisë

RINAS- 55 mijë qytetarë kanë hyrë në Shqipëri që nga data 23 dhjetor përmes aeroportit të Rinasit, duke krijuar një fluks të shtuar të qytetarëve. Policia njofton se janë shtuar masat e sigurisë duke rritur edhe numrin e kontrolleve në vijën e dytë si në hyrje edhe në dalje.

Sipas policisë gjatë kësaj jave janë evidentuar 13 raste me dokumente të falsifikuara, si pasaporta, karta identiteti, viza të vendeve të BE-së dhe personat që kanë tentuar ta kalojnë kufirin me këto dokumente janë proceduar penalisht për "Falsifikimin të dokumenteve" dhe për "Kalim të paligjshëm të kufirit".

"Policia Kufitare ka marrë masa për përballimin e fluksit edhe në dalje, në ditët e para të vitit të ri, si dhe për një kontroll sa më efikas në drejtim të parandalimit dhe goditjes së paligjshmërisë', njofton policia.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë