Sezoni turistik/ Fluks udhëtarësh në portet e Durrësit e Vlorës! Për korrikun qindra pasagjerë më shumë se vjet

Sezoni turistik ka shtuar fluksin e pasagjerëve në Portet e Vlorës dhe Durrësit.

Vetëm në muajin korrik, në Portin e Vlorës kanë mbërritur rreth 7800 pasagjerë, qindra më shumë sesa e njëjta periudhë një vit më parë. Gjysma e tyre, janë të huaj.

“Është shtuar fluksi, po të krahasojmë të njëjtën periudhë me një vit më parë, janë më shumë se 200 pasagjerë më tepër. Deri sot kanë hyrë rreth 7806 pasagjerë ndërsa vitin e kaluar ishin rreth 7600. Nga sondazhet, gjysma ishin të huaj.”- tha Festim Skëndaj, shef i përpunimit të Trageteve Vlorë.

Shefi i përpunimit të Trageteve në Portin e Vlorës Festim Skëndaj pohon se 24 orët e fundit kanë qenë piku i fluksit.

“Shpresojmë për rezultate më të larta se vitet e kaluara, dje ishin deri në 900 pasagjerë. Në fundjava fluks është më i madh”- tha Skëndaj.

Edhe në Portin e Durrësit fluksi ka qenë shumë i lartë. Kjo e shtunë shënoi ditën më të ngarkuar me pasagjerë.

Sipas të dhënave në total deri në mesditë mbërritën 3760 udhëtarë ndërsa numri parashikohet të shtohet edhe me 3 mijë pasagjerë me tragetet e mbrëmjes.

Në të dy portet, edhe numri i automjeteve që mbërrijnë është shtuar, ndërsa po punohet me sportele maksimale.

M.Q./S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes, AMP vë në pranga policin 55 vjeçar

Tiranë/ Ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes, AMP vë në pranga policin 55 vjeçar