Tiranë- Kanë qënë nxënësit e shkollës nëntëvjeçare "7 Marsi" ata të cilët vizituan sot Muzeun Historik Kombëtar.
Të ftuar nga Sektori i Programeve Edukative në muze, në kuadër të 70-vjetorit të clirimit, nxënësit ishin mjaft të interesuar për të vizituar çdo pavion të muzeut. Per kete vizitë ata kishin përgatitur disa poezi më tema kombëtare, të cilat i
Fëmijët e shkolës "4 Dëshmorët"
recituan para shokëve të tyre.
Ndërkohë që ditën e djeshme ka qënë rradha e nxënësve të shkollës nëntëvjeçare "4 Dëshmorët", të cilët githashtu e realizuan vizitën e tyre në kuadër të aktiviteteve festive që po organizohen në muze me rastin e 70-vjetorit të clirimit të Atdheut nga pushtimi nazifashist.
Edhe fëmijët e shkollës nëntëvjeçare "4 Dëshmorët" kishin përgatitur një program me poezi dhe këngë, të cilat i përformuan në Pavionin e Luftës Antifashiste
Grupi i të rinjve me aftësintë kufizuara nga shoqata "Ndihmoje Jetën"
Nacionalçlirimtare.
Sakaq edhe një grup të rinjsh me aftësi të kufizuara fizike dhe mendore nga organizata "Ndihmoje Jetën" (Help the Life Association) vizituan Muzeun Historik Kombëtar.
Vizita e tyre u realizua në kuadër të programeve edukative që ka muzeu me të gjitha grup-moshat, për t'i përcjellë atyre historinë dhe traditën kombëtare.
Të rinjtë vizituan pavionet e muzeut dhe mbetën tepër të kënaqur në fund, duke qenë se shumë prej tyre vinin për herë të parë në Muzeun Historik Kombëtar. /ATSH/
/Shqiptarja.com