Fluksi/ Austria: Gati për masa mbrojtëse në kufi për emigrantët

Fluksi/ Austria: Gati për masa mbrojtëse në kufi për emigrantët

Foto ilustruese

Austria tha sot se është e gatshme të zbatojë masa të caktuara mbrojtëse në kufijtë e saj, nëse Gjermania miraton kontrolle më të rrepta për emigracionin, të shpallura dje nga qeveria e saj. Në deklaratën e qeverisë austriake thuhet se Vjena “është gati sidomos të marrë masa për të mbrojtur kufijtë jugorë", që përfshijnë ato me Italinë dhe Slloveninë. Austria nuk thotë se për çfarë masash bëhet fjalë.

Koalicioni qeverisës i Gjermanisë është i ndarë në çështjen e emigracionit: Partia e kancelares Angela Merkel përkrah një qëndrim më mikpritës ndaj emigrantëve, ndërsa partneri i saj bavarez i koalicionit kërkon kontrolle më të rrepta se kush duhet të lejohet dhe kush jo. Mosmarrëveshjet kërcënonin ta nxisnin zonjën Merkel për të kërkuar një koalicion të ri ose për të thirrur zgjedhje të reja.

Por pas disa orë negociatash, ajo dhe zoti Horst Seehofer, udhëheqës i Bashkimit Kristian Social dhe Ministër i Brendshëm, thanë se kishin rënë dakord për një plan që funksionon për të dyja palët.

Marrëveshja parashikon krijimin e qendrave të tranzitit ku do të mbaheshin azilkërkuesit ndërsa bëhet vlerësimi i rasteve të tyre. Nëse zbulohet se kanë aplikuar për azil në një vend tjetër të Bashkimit Evropian, ata do të kthehen në atë vend ose në Austri, në varësi të marrëveshjes me qeverinë austriake/ VOA

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia