‘Fluksi’ i aksidenteve, shefi i qarkullimit në Report Tv: Duhen gjoba më të ashpra për shoferët me telefona e pa rripa

Sezoni veror ka shtuar numrin e shkeljeve rrugore dhe njëkohësisht ka patur më shumë gjoba administrative kryesisht. Në një intervistë për Report Tvme gazetarin Emiliano Islami,  Besmir Qibini, shefi I qarkullimit rrugor Tiranë tregon se përdorimi i telefonit, mosmbajtja e rripit të sigurisë dhe konsumimi I alkoolit janë shkaqet kryesore të aksidenteve të ndodhura.

Ai bëri apel që të merren masa më të ashpra për shoferët që përdorin telefona dhe pa rripa. 

“Gjobat apo masat administrative ditët e fundit kanë qenë më të ashpra për pjesën e sigurisë rrugore. Patjetër, numri I tyre ka qenë më I lartë tek masat ku përfshihet siguria rrugore. Kanë të bëjnë me alkoolin, shpejtësinë, rripat e sigurimit , kaskat mbrojtëse, parakalimet e gabuara , përdorimi I telefonit apo aparatit celular I cili është shkak determinant për aksidente ku humbet përqendrimi. Këtu kemi një trend në rritje të masave administrative. Me masat e tjera kemi qenë constant ku kryesisht edhe për parkimet e gabuara që pengojnë lëvizjen rrjedhshëm të mejteve, pasi 40% të trafikut e bëjnë parkimet e gabuara dhe në akset kryesore ne jemi konstant dhe të ashpër me këto mjete të cilë pengojnë rrjedhshëm lëvizjen e mjeteve. Jemi sensibël në pjesë të tjera të rrugës ku qytetari mund të blej diçka apo ka ndaluar për diçka jetike.”- tha për Report Tv Besmir Qibini, shefi I qarkullimit rrugor Tiranë në Report Tv.

G.MO/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi