BRITANI E MADHE- Edhe pse u duk sikur pati një zbehje nga vrulli i madh i emigrimit të paligjshëm të shqiptarëve drejt Britanisë së Madhe, duket se qeveria britanike ka ende shqetësime. Në një intervistë për prestigjiozen, Sky News ministri i imigracionit, Robert Jenrick thotë se marrëveshja e ashtuquajtur “standardit të artë”, po kthen pas mijëra emigrantë shqiptarë.
Ndër të tjera, ai thotë se ishte ende shumë herët dhe se pretendimet e rremë të minutës së fundit penguan dëbimet. Por megjithatë, ai pranoi se shumë shqiptarë ishin në hotele ose ishin arratisur.
I pyetur se sa njerëz që kanë mbërritur me varka të vogla janë kthyer në Shqipëri ai u përgjigj “me mijëra”.
Kujtojmë se më herët, Jenrick ka thënë edhe më parë se shqiptarët duhet të përjashtohen nga e drejta për të kërkuar azil.
Marrëveshja Shqipëri-Britani
Më 13 dhjetor, Sunak njoftoi arritjen e një marrëveshje me qeverinë shqiptare për kthimin e azilkërkuesve shqiptarë të cilët përbëjnë rreth 1/3 të të gjithë aplikimeve për azil në Britaninë e Madhe. Sunak tha se Shqipëria konsiderohej si një vend i begatë dhe i sigurt dhe se Sunak shprehet se shqiptarët mund të pretendojnë se janë viktima të skllavërisë moderne vetëm nëse ka prova, jo vetëm një dyshim për këtë.
Gjatë takimit dypalësh mes kryeministrit Rama dhe Rishi Sunak në mars 2023 ata ranë dakord që një ekip i përbashkët mes Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë do të kryejë një vlerësim të kapaciteteve të burgjeve të Shqipërisë, një proces që do të përfundonte deri në fund të prillit, me qëllim kthimin e të gjithë shtetasve të përcaktuar shqiptarë në sistemin e burgjeve të Mbretërisë së Bashkuar.
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
65.1%
-
Të gabuar
23.6%
-
Nuk kam mendim
11.3%
Vota total: 2432
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
U arrestua në Britani për ekstradim, Edison Muceku akuzohet si 'ushtari' i Tor Xhecukës! Lidhjet me Ervis Martinajn dhe krimi i 2020 në Bulqisë
12 Janar, 09:00
-
U ekstradua nga Turqia/ ‘The Sun’ krahason Dritan Rexhepin me El Chapon: ‘Mbreti i kokainës’ që vrau policë dhe ‘mbyti’ Britaninë me drogë
10 Janar, 18:55
-
VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)
9 Janar, 22:49
-
Letra për ‘The Times’/ Anëtarët e parlamentit britanik: T’i japim Kievit asetet e ngrira ruse! Firmos edhe Basha si raporter për rindërtimin e Ukrainës
7 Janar, 17:42
-
Britani e Madhe/ Ministres antikorrupsion i kërkohet dorëheqja, nën hetim për përvetësimin e 3.9 miliardë paundëve
5 Janar, 13:17
-
Dëbora ‘pushton’ Britaninë e Madhe, vonesa në aeroporte dhe stacionet hekurudhore, ngrijnë avionët në pista
5 Janar, 12:24
-
Trump paralajmëron Britaninë: Hapni Detin e Veriut, hiqni qafe mullinjtë e erës
3 Janar, 19:11
-
Intervista/ Meloni: Pakti për emigrantët me Shqipërinë, leksion për Europën! Roli i Italisë ka ndryshuar! Musk, gjeniu i kohës sonë portretizohet si përbindësh
3 Janar, 15:52
-
VIDEO/ Media: Hajduti shqiptar Dorian Puka sfidon autoritetet britanike, feston Vitin e Ri në një klub nate në Londër ndërsa pret azilin
3 Janar, 09:30
-
Gruas së Bashar Assad-it i ndalohet trajtimi i kancerit në Britaninë e Madhe
30 Dhjetor 2024, 09:33
-
Po tentonin të kalonin me gomone nga Franca në Angli, mbyten tre emigrantë
29 Dhjetor 2024, 15:51
-
Ishte nisur për pushime me familjen, kryeministri britanik humbet njeriun e dashur
27 Dhjetor 2024, 17:19
Popull pa zote shpijete.
Përgjigju