BRITANI E MADHE- Emigrimi i ilegal i shqiptarëve në Mbretërinë e Bashkuar mbetet ende një problematikë shumë e madhe. Megjithatë, gazetari Ervin Gjonaj i cili punon në Londër thotë se masat e ndërmarra nga britanikët nuk janë marrë vetëm për shqiptarët, por për të gjithë emigrantët. I ftuar në Sot Live në Shqipëri me gazetarin e Report Tv, Nertil Agalliu, gazetari thotë se në fakt piku i emigrantëve vjen nga India, por duke qenë se kryeministri Rishi Sunak ka origjinën nga ky vend, këto shifra nuk raportohen. Pra sipas tij, qeveria aktuale e konservatorëve në Britani, po përdor shqiptarët për propagandë politike.
S’është vetëm për shqiptarët është për të gjithë emigrantët. Është e vonuar pasi nuk vijnë më shqiptarë më shumë, sesa India. Duke qenë se është kryeministri vetë nga India kemi ngelur në faktin se ka më shumë shqiptarë.
Emigrimi që kanë ardhur në Britani ilegale janë 90% të gjtihë këtij numri të madh. Çka e bën atraktive Britaninë për emigrim. Nga ana tjetër që trumbeton që do ndalojë emigrimin etj. S’është koherente qeveria me çfarë ndodh, por përdor propagandë politike. Dhe kështu përdor shqiptarët në Britani.”- tha ai.
Gjonaj shtoi se është ulur numri i shqiptarëve të cilët shkojnë ilegalisht në Britani të Madhe ndërsa shtoi se nëse kjo rrugë do të vijojë, qeveria shqiptare mund të kërkojë libalizmin të vizave, në mënyrë që të lëvizet më lehtë drejt këtij destinacioni.
“Mendoj se duke parë që nr i shqiptarëve ka rënë kjo është risi e mirë. Duke qenë se nuk ka më emigrimin legal atëherë autoritet tona mund të kërkojnë liberalizim të vizave duke bërë që Shqiptarët të vijnë më lehtë. Nëse ne ndalim emigrimin ilegal kjo ndodh.”- shpjegoi ai.
Gjatë takimit dypalësh mes kryeministrit Rama dhe Rishi Sunak në mars 2023 ata ranë dakord që një ekip i përbashkët mes Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë do të kryejë një vlerësim të kapaciteteve të burgjeve të Shqipërisë, një proces që do të përfundonte deri në fund të prillit, me qëllim kthimin e të gjithë shtetasve të përcaktuar shqiptarë në sistemin e burgjeve të Mbretërisë së Bashkuar.