Fluksi i klandestinëve/ Oficerët europianë do të blindojnë kufirin shqiptar, Lleshaj: S'kemi kapacitete

Fluksi i klandestinëve/ Oficerët europianë do të blindojnë kufirin shqiptar, Lleshaj: S'kemi kapacitete

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj zhvilloi sot një inspektim në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës, në prag të nisjes së zbatimit në terren të marrëveshjes me FRONTEX për menaxhimin e përbashkët të kufirit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian për parandalimin e klandestinëve që vijnë nga vendet e lindjes dhe Afrikës Veriore që janë në konflikte duke përdorur Shqipërinë si trampolinë për të kaluar në vendet e BE-së.

"Së shpejti ne do të fillojmë një operacion të gjerë në bashkëpunim me FRONTEX, i cili synon të rrisë kapacitetet e Policisë shqiptare për menaxhimin më të mirë të pikave të kufirit dhe kufirit të gjelbër. Është hera e parë që BE nënshkruan një marrëveshje të tillë me një vend jo anëtar, pra e bënë me Shqipërinë për herë të parë dhe synojmë që përmes këtij projekti shumë të rëndësishëm, të mund të forcojmë kapacitetet e kontrollit të kufirit, të frenojmë flukset migratore, të frenojmë trafikun dhe të rrisim bashkëpunimin  e Policisë së Shtetit me këtë agjenci shumë të specializuar të BE, prej të cilës mendojmë që do të përfitojmë shumë eksperiencë dhe shumë mbështetje teknike dhe materiale. Në datën 21 do të zhvillohet një aktivitet i madh në Tiranë, i cili do ta lançojë fillimin e këtij projekti të rëndësishëm, të cilin ju ftoj ta ndiqni pastaj për më shumë detaje" deklaroi ministri.

Por a ka Shqipëria kapacitet për të pritur klandestinët? "Shqipëria nuk ka kapacitete për të pritur flukse të mëdha dhe arsyeja e fillimit të këtij projekti të madh me FRONTEX është edhe kjo, shtimi i kapaciteteve me qëllim që një numër i konsiderueshëm i oficerëve që do të vijnë nga vendet e Bashkimit Europian do të kryejnë patrullim real bashkë me oficerët dhe punonjësit tanë të policisë me qëllim që ky fenomen të mbahet nën kontroll të plotë. Kjo është dhe risia e madhe që na pret duke filluar që nga data 21 maj e në vijim" tha ministri Lleshaj.

Për shkak të procesit të skanimit, udhëtarët shqiptarë dhe jo vetëm, presin për orë të tëra në kalimin kufitar edhe në kushte të vështira atmosferike. I pyetur për këtë cështje, Lleshaj tha "Kam diskutuar pikërisht për këtë çështje me gjithë drejtuesit e Policisë Vendore dhe atyre të Doganës e të Kufirit. Është një shqetësim, i cili meriton vëmendje dhe do të merremi më të, nuk mund t’ju them sot konkretisht se çfarë do të bëjmë, por di që do të përfshihet shumë shpejt në planet tona për të adresuar, është një shqetësim shumë i drejtë, i cili prek shumë qytetarë. Kushtet fizike këtu janë këto që janë, por ne do të marrim masa për ta adresuar këtë si problem, sigurisht që meriton zgjidhje" përfundoi ministri.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Adriatik Doçi: U përball me bandat me automatik/ Kush është Elvin Gogaj, prokurori që po heton Belind Këlliçin

Adriatik Doçi: U përball me bandat me automatik/ Kush është Elvin Gogaj, prokurori që po heton Belind Këlliçin