Qytetarët nga Kosovara që udhëtojnë drejt bregdetit shqiptar pohojnë se e kanë të zakonshme kalimin e disa ditëve në bregdet, por gjendja ekonomike u është rënduar, gjë që ka ulur fluksin e lëvizjes drejt bregdetit. Sipas policisë kufitare, fluksi më i madh vërehet ditën e premte, kur kosovarët udhëtojnë për fundjavë drejt bregdetit dhe të dielën kur kthehen.
Nuk ka patur rradhë, as nga ana shqiptare e kufirit dhe as nga dogana e Vërmicës, në anën tjetër të kufirit. Në këtë periudhë, vitin e kaluar fluksi i lëvizjes gjatë një dite arrinte deri në 30 mijë persona. Në kufirin Shqipëri–Kosovë, rreth 125 kilometra të gjatë, funksionojnë gjashtë pika të kalimit kufitar: Morini, Shishtaveci, Borja, Orgjosti, Qafë Prushi dhe Qafë Morina në rrethin e Tropojës.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja (print) 20.08.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)