Hungaria do të përdorë ushtarët rezervistë për të përballuar fluksin e madh të refugjatëve.
Vendimi i qeverisë u bë publik të shtunën nga ministri hungarez i mbrojtjes Istvan Simicsko nëpërmjet agjensisë së lajmeve TMI.
Rezervistët do të përdoren për të plotësuar garnizonet e lëna bosh nga ushtarët në kufi, por mund të caktohen edhe në detyra të tjera. Budapesti gjithashtu po përdor një retorikë të ashpër me vendet fqinje si Serbia dhe Kroacia, të cilat kanë dënuar dhunën e ushtarëve hungarez ndaj emigrantëve në kufi.
Ndihmës sekretari i kryeministrit hungarez Antal Rogan paralajmëroi se do të bllokojë pranimin e Kroacisë në zonën Shengen për shkak të trajtimit që Zagrebi po i bën emigrantëve, duke shkelur rregullat ndërkombëtare të azilit.
Ndërkohë policia sllovene mbrëmjen e djeshme, ka përdorur spraj me piper ndaj emigrantëve që u përpoqën të kalonin kufirin nga territori kroat.
Qindra refugjatë në përpjekje për të kaluar përmes Ballkanit drejt europës veriore, kaluan mbrëmjen e djeshme në stacionet hekurudhore.
Redaksia Online
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com