Flutura Açka përkthehet
në gjuhën holandeze

Flutura Açka përkthehet<br />në gjuhën holandeze
TIRANE- Romani “Kryqi i harresës” i shkrimtares shqiptare, Flutura Açka, në muajin maj u prezantua në Holandë i përkthyer në gjuhën holandeze. Ky roman është botuar në gjuhën shqipe në vitin 2003. Roel Schuyt është përkthyesi i romanit nga shqipja në holandisht. Ai njeh dhe flet disa gjuhë të ndryshme ballkanike, serbo-kroate, bullgare, rumune, maqedonase dhe gjuhën shqipe. Roel Schuyt ka përkthyer nga gjuha shqipe në holandisht dhe shkrime të shkrimtarëve të ndryshëm shqiptarë si Ismail Kadare, Rexhep Qosja, Xhevahir Spahiu, Eqrem Basha, Helena Kadare, Ardian Klosi.

Tema e romanit “Kryqi i harresës” është gjakmarrja, temë që autorja e përthyen në disa nën-subjekte, siç është edhe një marrëdhënie dashurie holandeze-shqiptare. Flutura Açka sjell në këtë roman një kryq harrese, duke synuar zgjimin e kujtesës kolektive shqiptare për rrjedhën e ngjarjeve të kohës, ku më pranë vëmendjes autorja sjell dramën e shpërdorimi të kodeve të Kanunit dhe kthimin e aktit të gjakmarrjes në primitivizëm. Ndërkohë gjatë muajit maj 2014, romani është vlerësuar nga kritika dhe mediat holandeze. Romani është vlerësuar në një ndër dy gazetat më të mëdha të përditshme të Holandës, “De Volkskrant”, ku është botuar një shkrim për romanin e Flutura Açkës, “Kryqi i harresës” i cili vlerësohet me nota të larta.

Vlerësimi qe i tillë sa ndër pesë yjet e mundshëm që i jepen një krijuesi, Flutura Acka ka marrë katër yje për stilin e saj poetik dhe ndërtimin e historisë mes Shqipërisë dhe Holandës. Romani “Kryqi i harresës” zhvillohet mes ngjarjeve të tensionuara të personazheve migrues. Në libër përmes subjekteve paralele shfaqet një personazh, një emigrant shqiptar. Nga ana tjetër kemi një parale mërgimesh, por këtë herë për të huajt e ardhur në Shqipëri, për lidhjet e shqiptarëve me ta.

Në gjithë këto lëvizje njerëzore përshkrimet psikologjike thjeshtojnë dhe zbukurojnë ngjarjet njëkohësisht, paravarsisht nga tematika e mprehtë. Përshkrimet e holla dhe gjuha poetike kanë bërë që libri të vlerësohet edhe nga lexuesit holandezë. Shumë libra të Flutura Açkës janë botuar në gjuhë të ndryshme të huaja, Francë, Itali, Greqi, Rumani, Gjermani, SHBA, Maqedoni, Bullgari, Holandë. Romani i saj i parë “Vetmi gruaje”, është përkthyer dhe botuar në gjuhën bullgare. Dhe tani (2014) “Kryqi i harresës” përkthehet në gjuhën holandeze.

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 3 qershor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)  

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike