Shqipëria edhe pse cilësohet si një nga vendet më të varfra ka fluturimeve më të larta në Evropë. Gjatë tremujorit të tretë të vitit 2015, rezidentët kanë shpenzuar në udhëtimet e tyre jashtë kufijve rreth 350 milionë euro.
E dhëna vjen përmes analizës së Bankës së Shqipërisë mbi bilancin e udhëtimeve, i cili u ka siguruar kompanive të këtij tregu fitime të majme duke qenë se kanë arkëtuar vetëm për këtë tremujor 415 milionë euro. Sipas të njëjtit burim shërbimet e udhëtimit u mbyllën me një bilanc pozitiv prej 65 milionë eurosh, ose rreth dy herë më të lartë në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Gjatë tremujorit të tretë të vitit 2015 eksporti i shërbimeve të udhëtimit i ka siguruar ekonomisë vendase rreth 415 milionë euro. Në krahasim me një vit më parë, shpenzimet mesatare për person janë rritur me rreth 20 për qind, ndërsa ditëqëndrimi mesatar ka rënë me 10 për qind, thekson Banka e Shqipërisë më analizë.
Ndërkohë, kompanitë vazhdojnë të regjistrojnë fitime të konsiderueshme, e dividentë prej dhjetëra miliona eurosh. Fluksi dalës nga të ardhurat nga investimet e kompanive të këtij tregu rezulton 46 milionë euro kundrejt 50 milionë euro një vit më parë dhe ka qenë kryesisht në formën e pagesave të dividentëve dhe të fitimit të riinvestuar, si pjesë e investimeve direkte në Shqipëri, thuhet në raportin e bankës së Shqipërisë.
Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com