Një dron ka fluturuar mbi Shtëpinë e Bardhë dhe më pas është futur brenda ambinteve të shtëpisë, duke sjell një mesazh urimi të veçantë nga presidenti amerikan Joe Biden për festat e fundviti.
Zëri i Joe Biden shoqëron pamjet e postuara në llogaritë e presidentit amerikan në mediat sociale, ndërsa Biden falënderon dhe fton amerikanët për miqësi dhe respekt të ndërsjellë.
“Shpresa ime në këtë sezon festash është që të marrim disa momente reflektimi të qetë dhe të gjejmë atë qetësi në zemër të Krishtlindjeve dhe të shikojmë njëri-tjetrin se kush jemi në të vërtetë: miq, bashkëkombës amerikanë, qenie njerëzore të denja për t'u trajtuar me dinjitet dhe respekt. Sepse ka shumë gjëra që na bashkojnë si amerikanë, shumë më tepër që na bashkojnë sesa na ndajnë", thuhet në mesazh.