Belind Këlliçi në SPAK, pyetet edhe për foton me Donald Trump

Belind Këlliçi u pyet sot për 2 orë në SPAK në kuadër të hetimit për falsifikim të diplomës së shkollës së mesme dhe deklarim të rremë në formularin e vetëdeklarimit si kandidat për deputet dhe kandidat për kryetar bashkie të Tiranës.

Por vetë Këlliçi pasi doli nga SPAK pranoi se është pyetur edhe për foton e realizuar me presidentin e zgjedhur të SHBA, Donald Trump.

“Jam pyetur se paskam paguar dhjetëra mijëra euro për të bërë foto me presidentin e SHBA Donald Trump. Ta pyesin vetë Trump, ça të them unë. Unë i kam dhënë deklaratat, kam dalë që në fillim e kam deklaruar që kam pasur zero kosto financiare. Jam pyetur për gjithçka, por duke qenë se më është kërkuar të ruaj sekretin hetimor, prisni reagimin zyrtar të SPAK”, tha Këlliçi.

Fotoja e Këlliçit me Trump shkaktoi bujë pasi aktivistja shqiptaro amerikane denoncoi se një takim i tillë kushton të paktën 25 mijë dollarë. Madje, Kokalari publikoi edhe foton e ftesës së një një eventi të Trump në Fayetteville NC, ku thuhej qartë se një foto me kandidatin presidencial kushton 25 mijë dollarë.

1735225969_belindkllii.jpg

Donald Trump dhe Belind Këlliçi


Lajmi kryesor:

SPAK heton Këlliçin për falsifikim të diplomës së gjimnazit: S'jap sqarime! Në hetim edhe për mosdeklarim të pasurisë së bashkëjetueses dhe mohon se jeton me të


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen