'Fluturojnë' çmimet e perimeve, Sula: Fermerët kanë nevojë për ndihmë! Eksperti i bujqësisë: Jemi vend i rrallë, por duhen studime

'Fluturojnë' çmimet e perimeve, Sula: Fermerët kanë nevojë për ndihmë! Eksperti i bujqësisë: Jemi vend i rrallë, por duhen studime

Emisioni 'Përballje'

Rritja e çmimeve të perimeve në treg dhe problemet që hasen në sektorin e bujqësisë u diskutuan në ‘Përballje’ në Report TV. Eksperti i bujqësisë, Ilir Pilku tha në studio se 80% e domateve në treg vijnë import nga Izmiri dhe Kreta për shkak të çmimit më të ulët.

‘Çmimet e produkteve bujqësore tashmë janë në burs. Lëvizin çdo ditë. Ky është një vit shumë dinamikë, që ka shfaqur shumë problematika. 80% të tregut e kemi me domate të importit, kryesisht nga Kreta dhe Izmiri. Nga Kreta blihet me 80 cent cilësia e parë dhe vjen më e lirë sesa domatja jonë, që në përgjithësi nuk është e standardizuar. Standardet e marketingut na mungojnë. Ne shohim çmime 220 lekë. Domatja nuk duron më shumë se 48 orë. Humbja shkon deri në 30-40 % të retail. Duhet reflektuar.’, tha Pilku

Ndërsa deputeti i opozitës Dashnor Sula u shpreh se problemet në tregje me rritjen e çmimeve vijnë pasi qeveria uli ndjeshëm subvencionet ndaj fermerëve për këtë vit

‘Fatkeqësisht për fshatarin, për bujqësinë, për blegtorinë kësaj qeverie i hyn këtej dhe i del këtej. 45% buxhetit 2024 për bujqësinë u shkurtuan krahasuar me vitin 2023. Si mund të ndodh në një vend që 90% e një produkti si domatja është nga importi. Nuk është se nuk kemi mundësi ta prodhojmë. Mungon mbështetja financiare dhe politika e qeverisë ndaj bujqësisë. Kosova jep 100 milionë vetëm për bujqësinë.

Është e thjeshtë mos i vë dysheme fshatarit. Nëse do të subvencionohet duhet të kesh 100 dele po të kesh 99 nuk të jap. Ku e gjen ti mundësinë? Edhe një lop të ketë duhet dhënë diçka. Thjesht ndryshoje skemën. Ke bagëti? Po. Për çdo kokë. Mjafto që ai ta ndjeki prodhimin. Çfarëdolloj produkti. Mjafton ti japësh diçka. Nuk ka mundësi nuk ia dalin, me familjarët e vetë, madje edhe gjyshët dalin për të punuar. Të paktën ti mbulosh shpenzimesh. Ti jepet kjo lloj mundësie. Nuk duan. 146 milionë euro janë për IPARD 3 që nuk jepen. Politikanë kërkojnë të përfitojnë. I japin për ndërtim.’, u shpreh Sula.

Sa i takon rritjes së çmimeve, Pilku shtoi se është një problematikë që nuk duhet të ndodhte, megjithatë shpreson se do të ketë një rishikim të buxhetit për rritje të subvencioneve ndaj fermerëve për të mbuluar shpenzimet e tyre.

‘Kjo problematikë nuk duhet të ndodhte. Ministrja e deklaroi dje do ketë 70 mijë përfitues nga skema e subvencioneve. Mendoj se nuk dalin për 70 mijë. Por mendoj se do ketë rishikime dhe minimalisht duhet të ketë të paktën mbi 50 milionë vetëm skema e subvencioneve. Ky është një vit krize. IPARD nuk hapet. Atëherë buxheti i shtetit duhet ta mendonte më thellë. Duhet të buxhetonte për dy skema. Një për subvencione dhe një për grantet për gjithë investimet.’, shtoi eksperti.

Sula thotë se në buxhet ka para për fermerët, por nuk ka politikë për ndihmën ndaj tyre.

‘Buxheti i shtetit ka para. Problemi është ku shkojnë. Po nuk pati konsum ka probleme. Ka shtresa në nevojë. Nuk ka një politikë. Problemi më i madh janë njerëzit. Në momentin që ikin, braktiset fshati kush do punojë.’, thotë Sula.

Eksperti vlerëson strategjitë që ndërmerren për bujqësin por ato nuk pasqyrohen në realitet.

‘Nëse marrim nga ana strategjike. Dhe shikon masat financiare dhe targetet e këtyre strategjive ti shikon strategji të jashtëzakonshme. Realiteti është krejt ndryshe. Shqipëria është një vend i rrallë, më të avantazhuara në Ballkan. I kemi të gjitha mundësitë. Akoma nuk kemi një vlerësim të avantazheve konkurruese tona. Duhet të mendojmë se kush janë avantazhet me të cilat mund të konkurrojmë.’, tha eksperti.

Gjithashtu ai shpreh rëndësinë e orientimit të fermerit, pasu studimet kanë mjaft rëndësi dhe kjo është treguar edhe në të kaluarën.

‘Fermeri don orientim, ai di mirë të bëjë tokën. Prodhuesit e qepës vendi i tretë është Uzbeskistani. Ka vajtur 18 lekë në tregje. Do shikojmë protesta, nuk shitet qepa. Dy studime ka pasur Shqipëria në këto 30 vite, studimi i ullirit që ka pasur efekt. U mblodhën gjithë akademikët. Shkuam në 10-11 milionë rrënjë. Ky studim i thellë, u mbështet me financë. I dyti ishte arroret. Të cilët u financuan 2-3 vite dhe u la.’

Sula e sheh të domosdoshme të ketë ndihmë buxhetore për fermerin, pasi kjo ndodh kudo në botë.

‘Jepi një lek dhe të hedhi 5. Ta ndjeji dorën e shtetit. Nuk është se do shpikim rrotën. Kudo në botë, po të jesh në bujqësi ke para. Duhet marrë në konsideratë, të jetosh me shqetësimin e fermerit.’

‘Fermerët të aplikojnë kur të hapen skemat. Nëse ka masivitet aplikimesh jam i bindur që edhe deputetët do të shtojnë akt normativ për shtimin e buxhetit.’, këshillon eksperti Pilku.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:02
Abuzimet me çmimet në treg, flet fermeri: Shteti ka lënë hapësira, duhet marrëveshje më e rregullt

Në lidhje direkt foli për ‘Përballje’ fermeri Gëzim Hasani nga Lushnja. Ai tregoi se cilat janë problematikat që hasen në treg dhe abuzimet që shikon

'Ne kultivojmë domaten dhe trangullin, rrallë specin. Për fat të keq nuk kemi domate, por di që çmimet janë goxha të larta. Çmimi është tek 110-115 lekë. Kosto transporti kemi vetë si fermer, i çojmë ne në pikat e grumbullimit. Problematikat e fermerit janë të shumta, një prej tyre është tregu jonë. Abuzohet shumë me çmimet. Tashi fermeri gjithmonë do më të mirën, në shumë raste mbetemi të pakënaqur.

Dihet që dyfishi i çmimit shkon nga magazina jonë në Tiranë. Këtu hallka që ka ngecur është marrëveshja, apo shteti që ka lënë hapësirë për të abuzuar. Duhet marrëveshje që duhet të jetë më e rregullt. Çojmë mbi 100 ton në eksport. Jemi brenda standardeve. Nuk është problemi tek prodhimi. Është tek çmimi i produktit.' tha ai.

G.K/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Besi: 13/03/2024 16:25

    per nje gje ka te drejte z brace duhet percaktuar marzhi tregtar ne tregjet e njesive vendore sepse nuk eshte e vertete qe cmimi i domates eshte 220 leke tek fshatari po retail. Kujt nuk i pelqen te shese me cmime te arsyeshme te dali nga tregjet e bashkkive dhe te hapi marketin e tij me kosto e qera te tjera. Jo vetem cmimi bie ne 80 leke po edhe standartizimi i produktit rritet

    Përgjigju
    • Po mër po: 13/03/2024 17:45

      Pse si thua ti do bëjnë fermerët e tregëtarët vendas? Pse nuk i vendos çmim tavan prodhimeve të importit?

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja